Temperaturat deri në -17 gradë Celsius, mbyllen shkollat në datat 24-25-26 Janar

20/01/2214:17

Shperndaje:

Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin në shkolla nga data 24 Janar deri në 26 Janar.

Ky vendim i bërë publik nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, është marrë për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat do të përballet vendi ynë.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, shkollat në të gjithë vendin do të qëndrojnë të mbyllura për 3 ditë. Orët e humbura nga mbyllja 3-ditore do të zëvendësohen në një moment të dytë.

“Dua t’ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme.Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius.

Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare. Të dashur prindër! Ju lutem merrni masa për ju dhe fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i kapërcejmë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit”, bën të ditur ministrja Kushi. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel & Plazh Utopia në Ksamil kërkon Staf për sezonin veror
Hotel Butrinti & SPA kërkon të punësojë 2 Recepsionistë: Turni 2 dhe Turni 3
Mbi 350 qytetarë marrin pjesë në takimin elektoral të Ardit Bido në Ksamil
Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.