Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

14/03/2610:01

Shperndaje:

Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen me të shtënat me armë zjarri pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër, e raportuar dy net më parë në qytet, ndërsa ka identifikuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në incident.

 

Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, e cila ndodhi në lagjen nr. 1 të qytetit.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 12 mars 2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, në mbrëmjen e datës 13 mars 2026 u bë e mundur kapja dhe ndalimi i katër shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të gjithë 18 vjeç dhe banues në Sarandë. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

 

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pesë gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet që dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit.

 

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasin J. L., 19 vjeç, si dhe një shtetas të mitur, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.