Të arrestuarit për vrasjen e Irakli Davella: “Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat”

30/01/2518:58

Shperndaje:

Atentati ndaj Irakli Davellës dhe Hysës, “Arrest në burg” për të dyshuarit: “Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat”

 

Dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Irakli Davella dhe u plagosën 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa, si dhe një shtetas tjetër shqiptar, dolën sot para Gjykatës në Greqi.

 

Jenis Tulja, 44 vjeç, dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues, duke kërkuar fillimisht të njiheshin me provat, veçanërisht ato audio-vizive, të cilat, sipas avokatëve mbrojtës, ende nuk u janë vënë në dispozicion.

 

Në një deklaratë me shkrim, avokatët e të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, u shprehën:

 

“Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na është vënë në dispozicion materiali shkresor i hetimeve paraprake, veçanërisht materiali audio-vizual, i cili konsiderohet si prova kryesore. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse do të na bëhen të ditura këto detaje.”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Lavazho në Qafë Gjashtë kërkon punonjës
Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet
Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës
I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.