Tanush Çaushi: Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!”

06/07/2511:13

Shperndaje:

Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!”

Nga Ing. Tanush Çaushi, Anëtar Kryesie: Partia “Shqiperia Bëhet”

 

Ndërsa kemi dhjetra vite që presim zgjidhjen e furnizimit me energji elektrike për Bashkinë Konispol, Nënstacioni i ri që po ndërtohet në afërsi të fshatit Xarrë ka një destinacion të paqartë dhe jo transparent që lë shtigje që një zone të Bashkisë Konispol ti lidhet energjia nga nënstacioni dhe një fshati tjetër apo nënzone jo. Duhet të kuptojmë të gjithë se ky investim është i paguar nga taksat e banorëve të bashkisë Konispol prej dhjetra vitesh dhe kontributi që kjo zonë i ka dhënë zhvillimit të ekonomisë kombëtare dhe nuk mund ti jepen ngjyrime politike.

Populli i Konispolit duhet të kuptojë se ky investim nuk është një favor për ta që e sjell qeveria Rama, por një investim shumë i vonuar që politikanët dhe qeverite duhet të kërkojnë ndjesë që e kanë lënë këtë zonë në këtë gjendje. Politikanët apo administratorët lokalë duhet që të mbështesin që nga ky nënstacion të përfitojë së pari Bashkia Konispol dhe së dyti në mënyrë tëbarabartë si fshatrat fushorë apo malorë ashtu edhe ëyteti apo zona e minoritetit.

 

 

Por ndërsa turizmi qëndron në qendër të këtij investimi, një shqetësim real i adresuar nga komuniteti ka lindur për këtë vepër dhe për mungesën e transparencës:

 

“A do të sigurojë ky nënstacion një furnizim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë Bashkinë Konispol  përfshirë qytetin dhe fshatrat e brendshëm?  A do mund të lidhën në mënyrë të barabartë dhe të përfitojnë nga ky investim kaq i vonuar dhe i shumëpritur në këtë zone të gjithë fshatrat e kësaj bashkie që nga fusha deri në zonat malore?”

 

Me një kapacitet të projektuar prej 2 x 20/25 MVA, ky projekt synon të adresojë rritjen sezonale të konsumit në zonat turistike të bregdetit jugor Ksamil, Sarandë dhe Konispol.

 

Një projekt me fokus turistik

 

Dokumentacioni teknik i OSSH-së e konfirmon orientimin e projektit drejt zonave me fluks të lartë turistik. Konkretisht në raport citohet:

 

“N.Stacioni do t’i shërbejë kushteve aktuale të furnizimit me energji elektrike, por edhe asaj të perspektivës së gjithë zonës turistike bregdetare jugore Ksamil – Livadhja  Konispol.” (fq. 7)

Përfitimet e përshkruara në projekt janë të përqendruara kryesisht në zonat bregdetare, por a do i mbulojë ky nënstacion zona të tilla siç janë fshatrat Markat, Ninat, Janjar,Vereve apo Dishat? A do e mbulojë ky nënstacion Çiflikun dhe zonat fushore?

 

Rreziku i mospërfshirjes së plotë të Bashkisë Konispol

 

Megjithëse nënstacioni përmend edhe Konispolin si zonë mbulimi, realiteti teknik dhe struktura e shpërndarjes rrezikon të lërë jashtë vëmendjes një pjesë të madhe të territorit të Bashkisë Konispol përfshirë vetë qytetin e Konispolit, si dhe fshatrat si Mursi, Janjar, Vërvë, Shkallë, Markat, Dishat dhe Çiflik…etj. Këto zona nuk kanë kërkesë sezonale, por nevojë të përhershme për energji, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë.

 

Pa një menaxhim të balancuar të ngarkesës dhe një projektim teknik gjithëpërfshirës, ekziston rreziku real që këto komunitete të mbeten me furnizim të dobët, pavarësisht ndërtimit të nënstacionit të ri.

 

Është thelbësore që nënstacioni Xarë të fokusohet para së gjithash në përmbushjen e kërkesave energjetike të të gjithë territorit të Bashkisë Konispol, në mënyrë të drejtë dhe të barabartë  dhe jo vetëm të shërbejë si mbështetje për zonat turistike.

 

Furnizimi me energji nuk duhet të ndahet sipas rëndësisë ekonomike sezonale, por sipas nevojës reale, të përhershme dhe funksionit shoqëror të komuniteteve. Qyteti i Konispolit dhe fshatrat e brendshëm duhet të trajtohen me të njëjtën prioritet si Ksamil apo Livadhja.

 

Nënstacioni Xarë: Energji për TË GJITHË, apo për disa!

 

Kur flasim për energji, nuk flasim vetëm për kabell dhe tension. Flasim për zhvillim. Për barazi. Për të ardhmen e përbashkët të çdo fshati, çdo lagjeje, çdo familjeje në Bashkinë Konispol. Por që nënstacioni Xarë të mos mbetet thjesht një projekt teknik në letër, ai duhet të ndërtohet mbi parime të qarta dhe të drejta:

 

Fillimisht, rrjeti duhet të përfshijë fiderë të dedikuar për zonat e brendshme, përfshirë qytetin e Konispolit dhe çdo fshat përreth. Askush nuk duhet të mbetet jashtë hartës energjetike vetëm pse ndodhet pak më larg rrugës kryesore.

 

Pastaj, duhet të vendosen sisteme moderne matjeje dhe kontrolli, veçanërisht në rrjetin rural. Këto pajisje janë thelbësore për të kuptuar ku ka rënie tensioni apo ndërprerje të vazhdueshme, që më pas të merren masa të menjëhershme për përmirësim.

 

Përtej aspektit teknik, politikat e shpërndarjes së energjisë duhet të bazohen në nevoja reale – sociale dhe territoriale dhe jo vetëm në interesat e përkohshme turistike. Komunitetet që jetojnë aty gjatë gjithë vitit meritojnë të trajtohen me përparësi.

 

Rrjeti duhet të jetë me unazim dhe balancim që u jep përparësi zonave pa alternativa të tjera energjetike. Në këtë mënyrë, edhe zonat më të izoluara do të ndihen pjesë e zhvillimit.

 

Dhe mbi të gjitha, ky projekt duhet të jetë pjesë e një strategjie afatgjatë për fuqizim dhe zgjerim të rrjetit, jo një zgjidhje e përkohshme për zona të caktuara. Investimi duhet të jetë i drejtë dhe i shpërndarë në mënyrë të barabartë për të gjitha fshatrat e Bashkisë Konispol.

 

Kështu ndërtojmë jo vetëm një nënstacion, por një themel për një të ardhme energjetike që nuk lë askënd pas.

 

Nënstacioni Xarë është një projekt jetik për zhvillimin energjetik të kësaj zone, por do të jetë i suksesshëm vetëm nëse përmbush kërkesat e të gjithë banorëve të Bashkisë Konispol, pa përjashtime. Investimet publike duhet të jenë gjithëpërfshirëse, dhe jo të thellojnë hendekun midis zonave me interes ekonomik të përkohshëm dhe komuniteteve që jetojnë aty gjatë gjithë vitit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U denoncua i zhdukur, çobani nga Delvina gjendet në një stan tjetër
Tanush Çaushi: Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!”
A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?
Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.