
Ta kthejmë Farin e Lëkurësit në një aset turistik – Nga Piro Naçi



Sot është Dita Ndërkombëtare e Fenerit (Faro). Kjo ditë është caktuar në vitin 2003. E diela e trete e Gushtit. Në këtë datë në të gjithë botën përkujtohen Farot për të treguar rrëndësinë dhe vlerat e mëdha që ato mbartin si në drejtim të navigimit por edhe të vlerave kulturore që mund të kenë.
Fenerët janë objekte të ngritura në breg të detit dhe në një lartësi të caktuar për të paralajmëruat mjetet detare sidomos natën apo në kohë me mjegull për ekzistencën e masave që dëmtojnë lundrimin apo hyrjen në porte detarë.
Saranda ka fatin të ketë edhe ajo fenerin e saj si në breg të detit por edhe brenda në det. Feneri në breg ndodhet në rrethinat e kalasë së Likurësit ose në rrënojat e fshatit të vjetër me të njëjtin emër.
Sot në të gjithë botën Fenerët që janë afër qendrave të banuara dhe janë të vizitueshme i kanë dyert e hapura për banorët dhe për kureshtarët. Çdo Faro ka edhe ‘’pashaportë’’ me të dhënat dhe në shumë raste ka edhe emërtimin e tij.
Fjala Faro është trashëguar nga një ishull në qytetin e Aleksandrisë së Egjyptit ku u ndërtua edhe një nga Fenerët nga më të lashtët dhe më të mëdhenjtë të kohës antike.
Është një nga shtatë mrekullitë e botës antike e ndërtuar në shekulli e tretë p.e.s. Homeri e ka përmendur këtë ishull edhe tek vepra e tij Odisja. Qëndroi në ‘’këmbë’’ deri në shek.14-të të e.s. kur u shkatërua nga një tërmet i fuqishëm.
Për historikun e fenerëve mund të shkruajmë shumë dhe të përkujtojmë ngjarje apo histori të cilat janë përjetuar në libra ,filma këgë, apo dokumentarë të ndryshëm në mbarë botën. E rëndësishme eshtë të kthehemi tek Feneri i jonë, ai i Likurësit i Sarandës.
Të paktën një herë në vit ti japim rrëdësinë që i takon që nga pushteti Vendor e deri edha ai Qëndror dhe sidomos nga institucionet shtetërore që e kanë në juridiksion.
Format dhe mundësitë janë të shumta. Feneri mund të kthehet në një objekt të vizitueshëm si aset turistik për nga vlerat që ai mbart. Ministria e Turizmit në bashkëpunim me pushtetin vendor të shikojnë mundësinë e plotësimit apo të rrindërtimit të një objekti bashkëkohor dhe modern për ti shtuar vlerat Sarandës dhe turizmit në përgjithësi.
Pirro Naçi 16/8/2020



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Këshilltarët ndërrojnë mendje, Christian Canacaris bëhet “Qytetar Nderi” i Sarandës
16/08/2018:59

Delvina betohet: Ja të vdesim, ja të rrojmë, me Sarandën do fitojmë!
16/08/2018:59

Nesër vendoset fati i Butrintit, reagimi: Dhënia në të huaj rrezik për identitetin kombëtar
16/08/2018:59

U aksidentua, mblodhi plaçkat dhe iku, procedohet penalisht polici i FRONTEX
16/08/2018:59

Automjeti përmbyset në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi i mjetit
16/08/2018:59

Përmbytje në plantacionet me mandarina në zonën e Mursisë
16/08/2018:59

SARANDA FESTON 111-VJETORIN E PAVARËSISË – VIDEO
16/08/2018:59

Sot, ora 11:00 Arjol Dërvishaj përcillet për në banesën e fundit në Vllahat
16/08/2018:59

Ankesa ndaj OSHEE – Përveç mungesës, banorët e Çukës furnizohen me vetëm 180 Volt energji
16/08/2018:59

Fjalët pikëlluese të babait për humbjen e djalit 14-vjeçar
16/08/2018:59






Rezervime

Apartament Ionian Saranda Sea
16/08/2018:59

Apartamenti 3 – Vila Stupende
16/08/2018:59

Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
16/08/2018:59

Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
16/08/2018:59

Apartament 2+1 – City Glow
16/08/2018:59
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
16/08/2018:59

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
16/08/2018:59

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
16/08/2018:59

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
16/08/2018:59

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
16/08/2018:59



