Ta bëjmë Sarandën “Mbretëreshën e Arbërve”
Unë jam pjesë e një grupi shqiptarësh, i përbërë nga 35 familje nga Kosova, por që jetojmë në vende të ndryshme, si: Suedi, Norvegji, Britani e Madhe, Francë, Gjermani dhe Zvicër.
Jetojmë prej 20-25 vitesh në perëndim dhe doemos kemi përfituar diçka nga kjo mënyrë e jetesës. Mes nesh ka njerëz të profileve të ndryshme, por kemi një gjë të përbashkët, jemi të gjithë familjarë.
Njëlloj si efekti domino, edhe ne duke tërhequr njëri- tjetrin investuam në Sarandë dhe blemë shtëpi në pjesë të ndryshme të qytetit, si: rruga e Butrintit, rruga 4, 5 e lagje të tjera të qytetit.
Ne dhe shumica e popullsisë lokale jemi të brengosur për të ardhmen e Sarandës, për abuzimet që janë bërë në të shkuarën dhe indiferencën ndaj këtij qyteti. Të gjitha këto po e shpien drejt një destinacioni gri, jointeresant dhe stresues për çdo pushues.
Në biseda të ndryshme me vendasit dhe turistët e huaj, konstatojmë se ka probleme të cilat e pengojnë zhvillimin e turizmit e të qytetit.
Problemet që evidentojmë, po i listoj si më poshtë:
1. Problemi i parë është ndërtimi i një shëtitoreje buzë detit deri në kanalin e Çukës. Turistët dëshirojnë të vrapojnë të ngasin biçikletat e tyre e jo të ecin buzë trotuarave 60 cm, duke rrezikuar kështu edhe sigurinë personale. Janë përafërsisht 10 objekte të cilat e pengojnë realizimin e këtij projekti.
2. Ndërtimi i parkingjeve në regji të komunës, madje edhe të ato 2 parkingjeve ekzistuese, njëri te “Rrapi” dhe tjetri aty te Afrika.
3. Hapja e një rruge alternative për të shkuar në Çukë dhe Ksamil dhe mbyllja e rrugës kryesore nga Rrapi deri në Çukë gjatë muajve të sezonit veror, nga ora 20:00 deri 02:00. Gjithashtu, kjo rrugë duhet të funksionojë si rrugë njëkahëshe.
4. Rregullimi i furnizimit me ujë, në mënyrë që të mos ketë asnjëherë ndërprerje. (Bistrica na derdhet në det)
5. Të mos ketë ndalje të rrymës gjatë sezonit veror.
6. Kërkojmë senzibilizimin e opinionit për të ndërtuar një aeroport në Sarandë ose Gjirokastër, i cili do të zgjasë edhe sezonin turistik. Mendojmë se infrastuktura më e mirë në qytet, do të ndërgjegjsojë qytetarët, që të kuptojnë se turizmi është një dhuratë e dërguar nga një fuqi më e lartë, por ama duhet kultivuar dhe kujdesur me një përkushtim fanatik.
Kam përshtypjen se pushteti lokal pavarsisht vullnetit të mirë që ka, nuk ka forcën as ekonomike dhe as mbështetjen ligjore, pasi çelësi i fillimit të diçkaje pozitive gjendet diku më lartë.
Shpresoj të mos arrijmë në një moment (pas 5-10 vitesh) ku do t’i drejtohemi Sarandës dhe sarandiotëve me një “më fal se nuk bëme më shume për ju”
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Suvenire nga Saranda
16/08/1610:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
16/08/1610:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
16/08/1610:35
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
16/08/1610:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
16/08/1610:35