Supriza e Demokratëve, në Sarandë kandidojnë një çame

11/01/1712:19

Shperndaje:


Megjithëse nga zgjedhjet na ndajnë edhe 5 muaj, në kampet politike kanë filluar të bëjnë llogaritë që tani.
Demokratët e Sarandës, megjithëse ende nuk kanë hedhur zyrtarisht ndonjë emër kandidati, nga burime të Saranda Web mësojmë se ata kanë projektuar si kandidat të tyre në Rrethin e Sarandës dhe Delvinës, që përfshinë Bashkinë Sarandë, Delvinë  dhe Bashkinë Konispol, nënkryetaren e Degës së PD Sarandë znj. Zana Piro.
Me këtë kandidaturë demokratët e Sarandës synojnë pikë së pari të godasin në elektoratin çam të rrethit të Sarandës dhe Delvinës.
Dalja e PDIU me kualicionin e majtë dhe përballja ndaj tyre me kandidaturën e Zana Piro do të bënte që vota e çamëve të Sarandës, Delvinës dhe Konispolit të shkonte më së shumti drejt së djathtës.
Zana Piro gëzon një respekt të madh brenda dhe jashtë radhëve të demokratëve dhe demokratët e Sarandës besojnë se kandidatura e sajë do të maksimalizonte votat e tyre në zgjedhjet e 18 qershorit.zana-piro

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Atentat me armë në Sarandë, plagoset me 3 plumba Thimjo (Sandër) Rubati
Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Ky është një sukses i ekonomisë shqiptare
Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë
Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat
Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.