Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Ky është një sukses i ekonomisë shqiptare

Rama: Nuk ka rënë euro, është forcuar leku dhe ky është një sukses i ekonomisë shqiptare.  Kryeministri Edi Rama deklaroi se zhvlerësimi i euros në raport me lekun nuk është pasojë e rënies së monedhës europiane, por rezultat i forcimit të ekonomisë shqiptare dhe të monedhës vendase.

 

 

Deklaratat u bënë këtë të premte gjatë një takimi me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sistemit bankar. Rama u ndal fillimisht te sfidat e sektorit të fasonerisë, duke theksuar se modeli ekonomik i mbështetur te fuqia e lirë punëtore nuk mund të jetë më zgjidhje për vendin.

 

“Koha kur kishte krah të lirë pune ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me iluzionin e ringjalljes së saj, aq më shumë do të mbeteni pas”, u shpreh ai.

Kryeministri komentoi edhe debatet mbi forcimin e lekut, duke kundërshtuar zërat që e lidhin këtë fenomen me hyrjen e parave nga aktivitetet kriminale.

Sipas tij, forcimi i lekut është një tregues i suksesit të ekonomisë shqiptare dhe jo rezultat i parave të narkotikëve.

 

“Nuk ka rënë euro, është forcuar leku. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare. Ta lidhësh këtë me narkoregjimin është një banalitet absolut”, deklaroi Rama.

 

Ai shtoi se në Shqipëri hyjnë çdo vit miliarda euro nga ekonomia reale, ndaj, sipas tij, pretendimet se kursi i këmbimit ndikohet nga paratë e krimit nuk kanë asnjë bazë në realitet. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.