Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë

Oficeri i Policisë në Sarandë bie pre e fyerjeve dhe dhunës në rrugë. Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të shumta dhe ka shoqëruar disa persona në kuadër të hetimeve.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, oficeri i krimeve Mihal Velço po lëvizte me motor kur është përballur me një grup personash. Fillimisht ndaj tij ka pasur fyerje dhe kanosje verbale, ndërsa më pas situata ka degraduar në përplasje fizike.

 

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të planifikuar ndaj efektivit të policisë. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

 

Pas incidentit, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në zona të ndryshme të qytetit deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë operacionit janë kontrolluar banesa, lokale dhe ambiente publike, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje.

 

Deri në këtë fazë nuk ka informacion zyrtar për identifikimin apo arrestimin e autorëve të dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.