Sulm kibernetik ndaj Booking: Rrezikohen të dhënat e klientëve dhe shtohen rastet e mashtrimeve

Sulm kibernetik ndaj Booking.com konfirmohet nga media ndërkombëtare: Ekspozohen të dhëna klientësh dhe rritet rreziku i mashtrimeve

Një nga platformat më të mëdha të rezervimeve në botë, Booking.com, është përballur me një incident serioz sigurie që ka vënë në rrezik të dhënat e përdoruesve.

 

Sulm kibernetik ndaj Booking.com: Rrezikohen të dhënat e klientëve dhe shtohen rastet e mashtrimeve

 

Fillimisht i raportuar nga PCMag, rasti tashmë është konfirmuar edhe nga media të tjera ndërkombëtare si The Guardian dhe The Times of India.

 

Sipas raportimeve, persona të paautorizuar kanë mundur të aksesojnë informacione të lidhura me rezervimet e klientëve. Të dhënat e prekura mund të përfshijnë emra, adresa email-i, numra telefoni, si dhe detaje të rezervimeve dhe çdo informacion shtesë të ndarë me akomodimet.

 

Vetë kompania ka konfirmuar se ka identifikuar aktivitet të dyshimtë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të kufizuar dëmet. Si pjesë e masave të sigurisë, janë gjeneruar kode të reja PIN për rezervimet, ndërsa klientët e prekur janë njoftuar përmes email-it.

 

Megjithatë, ndonëse incidenti konsiderohet serioz, raportimet ndërkombëtare theksojnë se nuk ka prova që të jenë komprometuar të dhënat financiare apo kartat bankare të përdoruesve. Problemi lidhet kryesisht me informacionet e rezervimeve dhe të dhënat personale bazë.

 

Pavarësisht kësaj, ekspertët paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga mashtrimet. Të dhënat e ekspozuara mund të përdoren për sulme phishing, ku mashtruesit paraqiten si përfaqësues të kompanisë për të marrë informacione sensitive. Disa përdorues kanë raportuar tashmë mesazhe të dyshimta në aplikacione si WhatsApp, si dhe tentativa përmes telefonatave.

 

Një rast i raportuar nga Australian Broadcasting Corporation tregon se tentativa të tilla mund të kenë ndodhur edhe më herët, ku një qytetar ishte kontaktuar nga një person që pretendonte të ishte agjent i Booking.com me qëllim marrjen e të dhënave të kartës së kreditit.

 

Deri më tani, Booking.com nuk ka bërë publike numrin e përdoruesve të prekur apo detaje mbi autorët e mundshëm të sulmit. Situata mbetet në zhvillim, ndërsa kompania thekson angazhimin për sigurinë e të dhënave dhe vijimin e hetimeve.

 

Ndërkohë, përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo komunikimi të dyshimtë dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare përmes email-eve apo mesazheve të pakonfirmuara. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.