Sqarimi i Policisë: Trupi i viktimës në Kllogjer u copëtua nga kafshët e egra

16/11/2311:13

Shperndaje:

Policia sqaron se në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast. Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit Adnant Jaupi 51 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon sqarimi i Policisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e rritjes së çmimit të naftës, qeveria vendos edhe dy taksa të tjera
Rama: “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”. Ju nuk i meritoni të gjitha të zezat që thonë për ju
Rritja e çmimit të naftës, Rama takim me biznesin: Do ndihmojmë vetëm pensionistët
Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht
Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.