SPAK konfiskon 40% të pasurive të vëllezërve Balili

22/09/207:03

Shperndaje:


SPAK i ka kërkuar gjykatës sekuestrimin e 40% të pasurive duke argumentuar se nga hetimi ka rezultuar se vetëm kjo pjesë e pasurive është krijuar pas nisjes së aktivitetit të paligjshëm të Kelemend Balilit, ndërsa pjesa tjetër është e ligjshme pasi janë krijuar më parë. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka gjetur të drejtë kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur konfiskimin e pjesshëm të pasurive të Balilit.
.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën konfiskimin e një pjese të pasurive të Kelmend Balilit dhe vëllait të tij Bashkim Balili.

Në njoftim thuhet se bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar) është kryer hetim financiar mbi pasuritë e Kelmend dhe Bashkim Balilit, si dhe të shoqërisë “Balili & Co”sh.p.k..

Pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të hënën, më 21 shtator, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit “në pjesë ideale” të 40% të pasurive që zotërojnë Kelmend dhe Bashkim Balili, ku përfshihen objekti 4+1 kate i ish-Kampit të Pushimeve të Punëtorëve, aktualisht resorti luksoz “Santa Quaranta”; dy troje me sipërfaqe totale 13.710 m2; 16 apartamente me sipërfaqe ndërtimore totale 940 m2 dhe të një njësie 120 m2.

I pyetur nga BIRN, drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja shpjegoi se është kërkuar në gjykatë konfiskimi në favor të shtetit në pjesë ideale të 40% të pasurive, pasi nga hetimi është provuar se vetëm kjo përqindje e pasurive ishte krijuar prej aktivitetit kriminal ku është përfshirë dhe për të cilin është dënuar Kelmend Balili. “Është konsideruar se 40% e pronave janë krijuar nga nisja e aktivitetit kriminal, ndërsa 60% janë të ligjshme pasi janë krijuar para nisjes së aktivitetit të paligjshëm nga ana e Kelmend Balilit”, shpjegoi prokurori Kraja.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Shkumbini, sot në orën 13:00 LIVE në Saranda Web
Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.