Sot 3 viktima, 71 raste të reja me COVID, 1 rast në Delvinë, asnjë në Sarandë

06/07/208:52

Shperndaje:


Java e re ka nisur sërish me shifra të larta të të prekurve me COVID, por edhe pacientëve që kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën te Infektivi 3 pacientë, mjeku Hysni Shkjau nga Puka, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana duke e çuar në 79 numrin e viktimave në total. “Mjeku luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë” thotë ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që vijon që të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

 

Rasti i fundit i evidentuar në Sarandë është ai i ditës së mërkurë, sipas tamponit të marrë diten e henë. Per shkak te specifikes se personit te shpallur “pozitiv”, dhjetra tampone u moren nder familjare, kolege te nje institucioni shume te rendesishem privat ne qytet, pjestare te disa insitucioneve shteterore por dhe miq e kontakte te tjera. Te gjithe rezultuan “Negative”, duke e bere te cuditshem dhe te vecante rastin ne fjale. Burime bejne me dije se pritet shume shpejt nje ritestim i pacientit, i cili vec te tjerash rezulton asimptomatik.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.