Sorollateshin prej kohësh, pas ankesës në Saranda Web qytetarët gjejnë zgjidhje – VIDEO

13/12/2415:12

Shperndaje:

Sorollateshin prej kohësh, pas ankesës në Saranda Web qytetarët gjejnë zgjidhje për problemin

 

Pas muajsh pritje dhe ankesa të vazhdueshme, banorët e një blloku banesash private në rrugën “Gjergj Arianiti”, pranë ish-Regjimentit, më në fund kanë gjetur zgjidhje për problemin e kanalizimeve. Falë denoncimit të tyre në Saranda Web dhe përkushtimit të punonjësve të Ndërmarjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Sarandë (UK Sarandë), të drejtuar nga përgjegjësi Alban Alikaj, u bë e mundur zhbllokimi i pusetave dhe shtrimi i tubacioneve të reja, duke i dhënë fund kësaj situate shqetësuese.

 

Problemi filloi të raportohej nga banorët që prej datës 25 korrik, kur pusetat e ujërave të ndotura jashtë banesave të tyre u bllokuan. Shkaku ishte lidhur me defektet e tubacioneve që vinin nga një pallat përpara. Situata e krijuar solli derdhjen e ujërave të ndotura në rrugë, duke krijuar një mjedis të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin e banorëve.

Për katër muaj me radhë, banorët raportuan problemin te administrata e UK Sarandë, duke zhvilluar takime me drejtuesit dhe inxhinierët teknikë. Megjithatë, por asnjë veprim konkret nuk ishte marrë.

 

 

Ankesa në Saranda Web solli rezultat

 

Publikimi i ankesës nga Saranda Web i dha kësaj problematike një jehonë të gjerë, duke rritur presionin ndaj institucionit përkatës. Falë kësaj nisme dhe reagimit të shpejtë të drejtuesit Alban Alikaj, UK Sarandë mobilizoi ekipet e saj për të zgjidhur situatën. U bë hapja e kanalizimeve dhe shtrimi i tubacioneve të reja, duke garantuar një zgjidhje të qëndrueshme.

 

Banorët shprehin mirënjohjen e tyre ndaj ekipit të UK Sarandë dhe përgjegjësit Alikaj për reagimin dhe profesionalizmin e treguar. 

Ky rast tregon fuqinë e komunitetit dhe medias Saranda Web në adresimin e problematikave të qytetarëve. Njëkohësisht, ai duhet të shërbejë si një shembull për institucionet publike për të reaguar me shpejtësi ndaj shqetësimeve të ngjashme dhe për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj komunitetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Procedohet penalisht një 51-vjeçar. Policia: Dogji nga pakujdesia një objekt në Lukovë
Hec Sasaj “zbulon” shkaktarin e çarjes së digës dhe përmbytjes në Bunec
Joelle Hotel Sarandë ofron mundësi punësimi për ekonomiste të brendshme
Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko”
Më 2 Shkurt festohet në Markat 82-Vjetori i krijimit të Çetës Çamëria
3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për të ndaluar vjedhjen e votave

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.