Ben Blushi si Bernie Sanders… Opinion nga Sofokli Çakalli

30/03/1621:13

Shperndaje:


sofokli cakalliBen Blushi si Bernie Sanders, por perse Rinia Shqiptare nuk po ndjek shembullin e bashkemoshatareve Amerikane?
Bernie Sanders eshte pothuajse i panjohur per publikun shqiptare, per faktin e thjeshte se perballe tij ne primaret e partise demokratike eshte Hillary Clinton. Por per fat te mire, shqiptaret po njohin nie version autentik te tij, dhe ai quhet Ben Blushi.
Bernie Sanders, i vetedlekaruar si nje super social-demokrat, ashtu si edhe Blushi, ka paraqitur nje program revolucionar per realitetin amerikan. I pavaruri me jetegjate ne senatin amerikane me nie karreiere politike me shume se 45 vjecare ka inspiruar me miliona te rinj ne te gjithe Shtetet e Bashkaura duke dritheruar Hillary Clintonin dhe establishmentin e partise e duke marre momentumin e zgjedhjeve presidenciale.
Qe prej zgjedhjes se John Kennedit, amerikanet nuk kane pare kurre kaq shume entuziazem tek te rinjte ne nje fushate politike. Rradhe te gjata me mijera te rinj qe presim ore te tera per te shprehur te drejten dhe pergjegjesine e votes duke perkrahur Bernie Sanders, ate qe ata e shohin si nje shprese frymezuese per politika me sociale qe zbusin pabarazine e sistemit. Zakonisht vetem 20% e rinise amerikane merr pjese ne votime ne zgjedhjet presidenciale, por kesaj rradhe me Bernie Sanders ndryshimi eshte dramatik. Ne nje poll te Huffington Post, 3 ne 4 te rinj demokrat preferojne Bernie Sanders perpara Hillary Clinton…
Po te rinjte shqiptare ku jane? Pse rinia shqiptare nuk eshte forca qe lufton per politika sociale? Per barazi ligjore? Per barazi gjinore? Per vendet e premtuara te punes ? Per te ndale emigracionin ? Per te zhdukur arsimin medioker e per shume te tjera? Ku eshte rinia shqiptare?
Programi me 10 pika i propozuar nga Ben Bleshi eshte ne rezonance naturale me programin qindra pikesh se Bernie Sanders. Ajo qe e ben edhe me te ngjashem levizjen e Blushit me ate te Sanders eshte edhe menyra se si ata pretendojne qe do te sigurojne te ardhurat e nevojshme per te zbatuar premtimet. Kjo e fundit ne fakt eshte nje ceshtje shume e nxehte ku kundershtaret e Blushit mundohen t’ia perplasin ne fytyre sa here kane mundesi, duke harruar qe pertej anes ekonomike Shqiperise i duhet ringjallur shpresa dhe frymezimi ne radhe te pare. Dhe kete duhet ta bej Rinia Shqiptare!! Po ku eshte ajo? Pse spo i mbush sheshet per te kerkuar barazi sociale si bashkemoshataret amerikane? Pse nuk po trembet rinia amerikane nga dinastia Clinton apo bilionat e Donald Trump, edhe shqiptaret u trembkan nga kjo palo-klase pa klas politike?!…
Ngjashmeria e pare e Blushit me Sanders duket qarte tek Paketa e Dinjitetit dhe Rritja e rroges minimale. Blushi ka vene ne dukje qe Shqiperia ka pagen me te ulet per ore ne gjithe rajonin dhe kjo eshte frikesuese. Rritja e pages minimale do ti jepte dinjitetin qe meriton rroges vete si koncept se pari dhe me pas punemarresit. Do ti shtonte dinjitet vendit te punes dhe seriozitet sherbimit. Nderkohe, Sanders ka proposzuar dyfishimin e pages minimale ne 15 dollar per ore, duke argumentuar se paga minimale duhet te jete e mjaftueshme per te jetuar dhe jo per te mbijetuar. Ne fillim u duk si utopi, por ja qe ky eshte premtimi real i nje kandidati per president te shtetit me influencial ne bote. Por si do te paguante Ben Belushi per rritjen e riges minimale? Ashtu sikurse Sanders, duke rregulluar taksen pseudo-selektivo-progresive qe qeveria Rama ka implemententuar. Kompanite e medha dhe te pasurit e vertete te ketij vendi kaq te varfer duhet te paguajne edhe takse mbi fitimin. Gjithashtu, lufta kunder evazionit fiskal si dhe prerja e lidhjeve te shtetit me kompanite e medha do ta bente lehtesisht te mundur rritjen e rroges skllaveruese qe marrin shqiptaret. Edhe pse ne realitetin shqiptar duket si e pamundur qe politika mos te influencohet nga bizneset miliona-dollareshe, ne fakt nje zgjidhje ka. Ashtu si Bernie Sanders nuk ka pranuar asnje sponsorizim dhe donacion nga kompanite e Wall Street dhe jane njerezit vete qe po e financojne me investime te vogla levizjen e tij, ashtu edhe Ben Blushi e partite shqiptare duhet te bejne fushata modeste duke mos pranuar para me qellime influencuese ne fushatat e tyre. Por kush duhet ta ngre zerin dhe ti bertase politikes? E kush tjeter pervec Rinise. Por ku eshte Rinia shqiptare sot?
Nje tjeter pike e perbashket ne programet e tyre eshte perkrahja e shtreses se mesme. Ne fakt, ky eshte edhe pishtari I fushates se Sanders. Hendeku ndermjet shume te pasurve dhe klases tjeter te shoqerise ne Amerike eshte me I madhi qysh prej vitit 1920. Nje e dhjeta e 1 perqind te amerikaneve kane po aq pasuri sa 90% e pjeses tjeter te marre se bashku. Klasa e mesme vertet eshte ne rrezik ne Amerike, por Bernie Sanders e ka vendosur ne balle te fushates se tij perkrahjen e saj. Pothuajse te gjitha unionet e punetoreve, sikur duhet te ishin sindikatat tona, kane perkrahur zyrtarisht Sanders per president. Identikisht edhe Ben Blushi ne “platformen” e tij kerkon me pak taksa dhe me shume frymemarrje per shtresen e mesme. Ai e definon ate si aleatja me e madhe e te gjitha reformave. Aplikimi I drejte dhe normal I takses progresive nuk eshte utopi, por nje reforme tipike socialiste qe zbatohet shume thjeshte ne shume vende europiane dhe qe ne fakt Shqiperia ka aq shume nevoje. Blushi, ashtu si Sanders, ka denoncuar tregun marramendes te farmaceutikes, nje tabu per realitetin amerikan, ku permes takses “pseudo-progresiste” keto kompani po shpetojne tulin, e po I japin shqiptareve kocken. Po ku jane sindikatat? Ku eshte rinia?
Pika e trete madhore ku I bashkon te dy social-demokratet dhe premtimi qe ka ngjalle entuziamin e rinise amerikane eshte arsimi universitar falas. Shume studente amerikane jane te mbytur ne borxhe me interesa te kripura qe duhet ti shlyejne pasi te diplomohen. Shume prej tyre as nuk mundet te aplikojne per kete ndihme dhe keshtu ne nje fare menyre i’u mohohet e drejta per arsimim elitar. E njejta panorama, por shume me e trishte dhe e gjakosur, ka filluar te zhvillohet keto 3 vitet e fundit ne Shqiperi, ku cuditerisht nje parti e majte me gjoja program ekstrem-socialist e ka bere shume here me te veshtire dhe ndoshta te paperballueshem arsimin universitar per te rinjte. Shumica e ketyre te rinjve vijne nga ajo shtrese e mesme qo po zhduket dhe po zhytet ne erresire e ironikisht eshte duke u djersitur per tu shperblyer me ate rrogen skllaverore. Mos ndoshta pyetjes se Ku eshte rinia duhet pergjigjur me pare se Kush eshte rinia shqiptare? Varferia, korrupsioni dhe emigrimi jane tipare dhe vese qe me bejne te jem i ndrojtur t’i pergjigjem kesaj pyetje.
Pertej pesimizmit, fatmiresisht ne Shqiperi po ndihet fryma e protestes se çilter rinore ku rralle gjen paragjykimet konvencionale te trasheguara ne familjet tona. Momenti ka ardhur dhe te rinjte shqiptare kane me shume alternativa per te zgjedhur. Shqiperise I duhen me shume se kurre politikat sociale qe ti japin fund tranzicionit fals qe xhaketat kopse-shqyera nga barku I mashtrimeve po e zvarrisin per me shume se 25 vjet. Tani eshte koha te behemi amerikane, te hapim rrjetet sociale per te lexuar dhe mesuar nga nje bote me e civilizuar per te filluar nje pranvere shqiptare dhe per ta finalizuar me nje revolucion demokratit. Sot me shume se kurre rinia shqiptare duhet te mbeshtese jo vetem idete e Ben Blushit, por te gjitha nismat e pasterta te kujdoqofte qe rrekin barazine sociale.
Sofokli Çakalli, Inxhinier aeronautik & astronautik, Texas SHBA

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BURGER KING® Sarandë kërkon STAF RESTORANTI / Punonjës në Kuzhinë
Deputeti Niko Kuri: Zgjedhjet për kryetarin e MEGA do të zhvillohen më 23 Nëntor
MEGA reagon pas zhvillimeve të fundit: Të respektohet statuti, s’ka zgjedhje në 23 Nëntor
Bashkia Sarandë gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe këshilltarët – VIDEO
BURGER KING kërkon të punësojë Asistent Menaxher  dhe Pergjegjës Turni
Greqi plan masash për të mbështetur të rinjtë dhe të papunët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.