Skandaloze, ja çfarë ndodh në Ksamil. Inspektoriati i Mjedisit gjobë për këtë papërgjegjshmëri


14608084_10207245705080812_1660559233_nInspektoriati Shtetëror i Mjedisit Vlorë, pas denoncimeve të banorëve dhe pushuesve në Ksamil, ka gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra firmën zbatuese të projektit të kanalizimeve në Ksamil. Gjatë ditëve të fundit, nga firma zbatuese e projektit, ujrat e kanalizimeve ku kryhen punimet nëpërmjet një tubacioni shkarkoheshin në det, duke sjellë një ndotje të gjithë zonës detare. Përveç gjobës prej 5 milionë lekë të vjetra, firmës së mësipërme, Inspektoriati ka vendosur pezullimin e punimeve deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme të situatës. Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në Ksamil u ndërprenë në fillim të sezonit turistik për të rifilluar në muajin tetor. Ende nuk dihet se kur do të përfundojë investimi aq i nevojshëm për qytezën turistike të Ksamilit. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.