SKANDAL: Policia kapi pianecin dhe e akuzon për hajdut


Një skandal i vërtetë është shënuar me një rast vjedhjeje në qytetin e Sarandës.
Ditën e sotme, policia ka lëshuar një komunikatë ku shprehet se: “Policia e Sarandës ka arrestuar për veprën penale të Vjedhjes, shtetasin :
•xxxxxx xxxx, 48 vjeç, banues në Sarandë,
Ky shtetas në lagjen ”Nr.4”, në rrugën ”Mitat Hoxha” ka vjedhur me thyerje të portës prej xhami, marketin e shtetasit x.x., të cilit i ka vjedhur paketa të ndryshme, 12.000 lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike.
Materialet hetimore ndaj shtetasve të mësipërm iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.“
Por, sipas informacioneve të Saranda Web, shtetasi i arrestuar nuk ka lidhje me vjedhjen dhe se këtë fakt policia e ka ditur, pasi në market ka patur kamera sigurie, ku nga pamjet duket se në market kanë hyrë dhe kanë vjedhur 2 persona të tjerë.
Personi i arrestuar është një pianec dhe ka hyrë në market pasi hajdutët ishin larguar. ANga pamjet e kamerave duket se pianeci ka parë derën hapur dhe ka hyrë, më pas  ka marrë vetëm një shishe pije alkoolike. Pra, megjithëse nga pamjet e kamerave duket se kanë qenë persona të tjerë ata që kanë thyer xhamin dhe kanë vjedhur, policia akuzon pianecin si autor të vjedhjes me thyerje të “paketa të ndryshme, 12.000 lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike”

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.