Siguria në shkollën “Adem Sheme”, reagon Partia Demokratike Dega Sarandë

23/02/2312:43

Shperndaje:

Siguria në shkollën “Adem Sheme”, reagon Partia Demokratike Dega Sarandë

Dy ditë më parë,në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”, aty ku nxënësit e shkollës 9 – vjeçare “Adem Sheme” janë transferuar për të zhvilluar në orët e pasdites mësimin, ka ndodhur një akt i paprecedent: Një nxënës 14-vjeçar, përsëritës i klasës së 6 D ka terrorizuar nxënës edhe mësues të klasës duke përdorur një mjet, të identifikuar nga këta të fundit si pistoletë.


Në një situatë të tillë, alarmante për sigurinë në shkolla jo vetëm që nuk është marrë asnjë masë por Ministrja përkatëse e kalon situatën duke thënë se nxënësi në fjalë është problematik, pa familje dhe mjeti i përdorur mendohet se ishte një pistoletë lodër.


Të ndodhur para faktit të kërcënimit për jetën të fëmijëve të tyre dhe mos marrjen e asnjë mase për parandalimin e këtij rasti të përsëritur, prindët në shenjë proteste u mblodhën para derës së shkollës, aty ku fëmijët e tyre zhvillojnë tashmë mësimin, dhe vendosën që fëmijët e tyre të bojkotojnë mësimin.
Në emër të Partisë Demokratike solidarizohem me prindët, mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Nisur nga kjo ngjarje e pa precedentë parashtroj dhe kërkoj nga institucionet përgjegjëse marrjen e menjëhershme të masave, jo vetëm për mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla por edhe garantimin e zhvillimit të mësimit në kushte normale dhe të sigurta për të gjithë nxënësit e rrethit Sarandë.
Rasti i mësipërm sjell në vëmendje një sërë problematikash të arsimit, për të cilat kërkohet reagim i menjëhershme i organeve përgjegjëse dhe marrja e masave të menjëhershme.

Siguria në shkolla – është për të ardhur keq që po flasim sot për mungesë sigurie në mjediset e mësimëdhënies, ku kjo mungesë sigurie nuk është vetëm për nxënësit por edhe për vetë mësuesit të cilët ndihen “të pafuqishëm” për të zhvilluar orët e mësimit dhe për të vendosur rregull në klasat përkatëse prej “fëmijëve problematikë” siç i quan edhe vetë znj ministre.

Asnjë trajtim, asnjë masë e marrë për trajtimin e këtyre fëmijëve që prej mungesës së ngrohtësisë familjare dhe mospatjen e vëmendjes nga institucioni përkatës, klasifikohen në nxënës problematikë dhe kërcënim për bashkëmoshatarët e tyre.

Trajtimi dhe marrja e masave për fëmijët që shfaqin probleme – në çdo shkollë egziston psikologu, i cili ka për detyrë të trajtojë dhe të këshillojë fëmijët të cilët kanë probleme.
Në rastin konkret a është marrë me këtë nxënës psikologu i shkollës?
A është trajtuar ky nxënës për problemet dhe sjelljen që shfaq?
Çfarë masash edukimi dhe trajnimi janë marrë nga shkolla për këtë rast të përsëritur?
Sigurisht që nuk është marrë asnjë masë. Drejtoria e shkollës mjaftohet me njoftimin e policisë, me një deklaratë boshe ku cilësohet ky fëmijë problematik dhe nuk merret asnjë masë tjetër.

Zhvillimi i mësimit në orët e pasdites – nuk jemi kundër rikonstruksionit të shkollës “Adem Sheme” por jemi kundër kohës që është gjetur për ta bërë atë si dhe vendit dhe orës që Drejtoria Arsimore ka gjetur për të transferuar nxënësit e 9-vjeçares.
Kemi një godinë, e cila është ndërtuar për të qënë mjedis shkolle dhe po amortizohet çdo ditë ende pa u vendosur në punë, prej dëshirës për abuzim që kanë pushtetarët që në vend të mendojnë për qytetarët mendojnë se si të mbushin xhepat e tyre.

Jo vetëm për problemet që shtruam më lartë por për të gjithë gamën e gjerë të problemeve që arsimi shfaq Partia Demokratike kërkon nga institucionet përkatëse të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre dhe kthimin në normalitet të mësimëdhenies dhe sigurisë në shkolla.

Që të mos kujtohemi kur ngjarjet, si kjo e dy ditëve më parë të bëhen evidente.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.