Shuhen shpresat e Butrintit për Kategorinë e Parë pas humbjes me Elbasanin

04/03/1819:34

Shperndaje:


Pas humbjes së sotme në Sarandë me ekipin e Elbasanit, Butrinti ka humbur cdo shpresë për rikthim në Kategorinë e Parë.
Ekipi i Butrintit humbet sërisht në shtëpi dhe këtë radhë kundër kreut të Klasifikimit. Sarandiotët e kontestuan mjaft këtë takim duke vënë në dyshim gjyqtarët e takimit. Nga ana tjtër miqtë shënuan dy herë me anë të Lleshit dhe Hyshmerit.
Ndeshja nis pa prezencën e tifozerisë vendase për shkak të dënimit me 4 ndeshje pa spektatorë. Sinjalin e parë të ndeshjes e jep Bazaj me një goditje në hyrje të zonës e cila përfundon mbi traun e portës. Në minutën e 8 vjen edhe goli për miqtë krosim në zonë dhe Lleshi me kokë shënon. Sarandiotët protestojnë ashpër pasi pretendojnë se Lleshi është në pozicion jashtë loje. Konstestimi vazhdon por gjyqtari dhe asistenti nuk ndryshojnë mendim. Në minutën e 28 krijohet tension në fushën e lojës midis futbollistëve që zgjat rreth 3-4 minuta. Në minutën e 33 Sadushi i del nga pas mbrojtësit duke marrë një pasim të artë që e nxjerr të vetëm përballë portierit asistenti ngre flamurin duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Ilaritet në shkallet e stadiumit në ata pak veta ndërsa në fushë lojtarët protestojnë fusqishëm dëgjohen edhe zëra për braktisjen e takimit nga ana e futbollistëve vendas.
Në fund të pjesës së parë Sadushi del në pozicion të volitshëm por heziton të gjuajë duke pasuar më pas te Dhrami i cili gjuan jashtë.
Pjesa e dytë nis me Butrintin në aksion është Gurma që tenton portën por topi përfundon jashtë.Në minutën e 71 provon Kasaj por nuk shënjestron kuadratin. Në të 72 një aksion personal i Hysgmerit finalizohet me gol. Hyshmeri niset nga mesi i fushës shmang mbrojtësit dhe para portierit shënon lehtësisht.
Në fund të takimit drejtues të Butrintit u shprehën se këtë ndeshje Elbasani e fitoi me 14 futbollistë.
Butrinti – Elbasani 0-2
Golat: Lleshi 8′, Hyshmeri 74′
Butrinti: Callari, Prifti, Xhibro, Barka (Lala 81′), Guaci, Bazaj (Kordha 72′), Sadushi, Kacupaj, Dhrami (Kasaj 65′), Doka, Gurma. Tr: A. Faslli
Elbasani, Kotori, Mici (Suvarija 49′), Dishani, Duka, Ukaj, J. Lleshi, Kasa (Bullari 75′), Hyshmeri, Luta, Gica (Beqiri 77′), A. Lleshi. Tr: E. Merxha
Gjyqtarë: K. Shahini, A. Raku, A. Vila (Durrës)
Delegat: M. Tegu (Fier)
Vëzhgues: P. Goxho (Gjirokastër)
Kartona të verdhë: Guaci 24′, Gurma 42′, Xhibro 56′, Doka 62′, Prifti 85′ / Duka 9′
VIDEO
PJESA 1

PJESA 2

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici
Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO
Aesthetic Center zgjeron stafin dhe kërkon Masazhier/e dhe Estetiste thonjsh
NJOFTIM Punësimi për Staf në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Ilir Proda në Athinë: Bashkëpunimin me INTERPOL-in kundër krimit ndërkombëtar
KEP MERLI Ksamil kërkon të punësojë Head Chef

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.