Shtrenjtohet jetesa. Nëntori, rritje të çmimit të ushqimeve

09/12/1515:17

Shperndaje:

Shtrenjtohet jetesa. Nëntori, rritje të çmimit të ushqimeve

Çmimet e ushqimeve u rritën me 5.9 për qind në nëntor, krahasuar me një vit më parë, duke dhënë efektin më të madh në shtrenjtimin e kostos së jetesës. Instituti i Statistikave raportoi se inflacioni vjetor shënoi muajin e kaluar kuotën e 2.1 për qind. Sipas INSTAT, brenda grupit të ushqimeve, rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve, me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind. Të dhënat tregojnë se, vetëm si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, kostoja e jetesës është rritur me 2.3 për qind, por inflacioni ka rezultuar më i ulët, për shkak se në zërat e tjerë të shpenzimeve familjare, çmimet kanë rënë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, rënien më të madhe të çmimeve e kanë shënuar grupet “veshje” dhe “këpucë”, të cilat e kanë ulur inflacionin me 0.2 për qind. Po kështu, grupi i qirave, lëndëve djegëse dhe energjisë ka ndikuar në uljen e kostos së jetesës me 0.28 për qind, ashtu si dhe rënia e çmimeve të transportit, të cilat kanë ulur inflacionin me 0.17 për qind. Të dhënat e INSTAT-it paraqesin një panoramë të dyfishtë në lidhje me ecurinë e çmimeve në treg, ku ushqimet vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa zërat e tjerë të shpenzimeve kanë shënuar rënie të tyre.

Kjo është një tendencë që godet më shumë familjet e varfra, të cilat dedikojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave që kanë, vetëm për ushqime. Banka Botërore përllogarit se, në shtresat më të varfëra të popullsisë, shpenzimet për ushqime zënë deri në 70 për qind të buxhetit mujor. Kjo do të thotë se, këto familje goditen nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe nuk përfitojnë nga rënia e çmimeve në zërat e tjerë. Dhe, në kushtet kur ushqimet janë shtrenjtuar me 5.9 për qind krahasuar me vjet, të varfrit mund të jenë duke u goditur më fort nga rritja e çmimeve, nga sa sugjeron shifra e inflacionit.

Shtrenjtohet jetesa. Nëntori, rritje të çmimit të ushqimeve


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADELE Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Shëndetësia me lekë “nga xhepi”: Saranda dhe Delvina mes mungesës së mjekëve dhe spitaleve funksionale
Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Ardit Bido në Parlament: Tatzati, Varfaj, Vërva, Dishati, Lefterohori e Kakodhiqi duhet të lidhen me rrugë për banorët & turizmin
Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.