Shtetasit e huaj banues në Sarandë fushatë sterilizimi për qentë dhe macet e rrugëve të Sarandës

17/12/2016:28

Shperndaje:


Nga Debra PRESTON
Në Sarandë ka një numër të madh të qenëve dhe maceve të rrugës.
Numri i tyre rritet edhe më shumë pasi dita ditës lindin këlyshë dhe kotele të tjera. Projektigji kundra keqtrajtimit të kafshëve ndalon vrasjen e kafshëve të rrugës dhe kush e bën diçka të tillë mund të dënohet deri në dy vjet burg.
Pra, duhet gjetur një mënyrë tjetër për të kontrolluar shtimin e numrit të tyre pa përdorur veprime mizore si helmimi apo vrasja.
Në shumicën e vendeve Evropiane ekziston një mënyrë shumë e suksesshme. Quhet TNR, (Trap. Neuter. Return) Kap. Neutralizo. Lësho. Nëpërmjet këtij aksioni kafshët e rrugës sterilizohen për të mos lindur më, gjë që çon në uljen e numrit të këlyshëve e koteleve që ngelen rrugëve pa ngrënë. Qentë bëhen më pak agresivë e nuk do ndjekin njerëzit në kërkim të ushqimit. Gjithashtu do të lehin më pak gjatë natës, e më kryesorja, do të krijohet një ambient më i shëndetshëm e më i sigurtë për vendasit dhe turistët që vizitojnë qytetin tonë.

TNR nënkupton se qentë dërgohen te veterineri, sterilizohen, shërohen dhe pas periudhës së shërimit kthehet aty ku është marrë për të jetuar normalisht por pa pasur më mundësinë të riprodhohet. Si përfundim ky program do të ulë numrin e qenve të rrugës në një nivel më të menaxhueshëm. Por si mund të ndihmoni?

Ne kemi një grup bamirës në Sarandë që ka marrë përsipër sterilizimin e qenve të rrugës nga dhjetori deri në shkurt. Po ushqen rregullisht ndonjë qen rruge ? Ju lutemi na kontaktoni dhe ne do të vimë ta marrim, sterilizojmë dhe do ta kthejmë përsëri. Shërbimi është falas !! Kontaktoni në nr 069-269-4473 / 069-276-3997 ose në Shatërvan Idesh – the Idea Fountain në Facebook dhe Instagram.
Do të ketë seancë sterilizimi këtë fundjavë kështu që rezervoni vendin tuaj.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.