Shqiptarët ikin, qeveria negocion për punëtorë nga Indonezia / Alarm për mbrojtjen, kushtet e punës dhe mashtrimet
Shqiptarët ikin, qeveria negocion për punëtorë nga Indonezia / Alarm për mbrojtjen, kushtet e punës dhe mashtrimet
Qeveria shqiptare po zhvillon negociata me qeverinë e Indonezisë për të sjellë punëtorë migrantë nga vendi aziatik me 270 milionë banorë. Lajmi është bërë publik nga zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani, e cila ka konfirmuar se Indonezia po përgatit një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) të posaçëm me Shqipërinë, por me dispozita më të forta dhe më të rrehttps://sq.wikipedia.org/wiki/Indoneziapta, për shkak të shqetësimeve mbi trajtimin e punëtorëve migrantë.

Lajmi është bërë publik nga zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani, e cila ka konfirmuar se Indonezia po përgatit një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) të posaçëm me Shqipërinë, por me dispozita më të forta dhe më të rrepta, për shkak të shqetësimeve mbi trajtimin e punëtorëve migrantë.
Sipas saj, pala indoneziane kërkon garanci më të forta për sigurinë, strehimin dhe kushtet e punës, pasi Shqipëria është vlerësuar si jo mjaftueshëm e ndjeshme ndaj mbrojtjes së punëtorëve të huaj.
“Për Shqipërinë, ne po shtyjmë përpara një Memorandum Mirëkuptimi më të ngurtë, pasi ndjeshmëria ndaj çështjeve të mbrojtjes së punëtorëve migrantë nuk ka qenë optimale. Disa raste që përfshijnë punëtorë indonezianë nuk u raportuan në mënyrë proaktive, duke kërkuar që ambasada të ndërhynte drejtpërdrejt,” deklaroi Christina Aryani.
Strehimi dhe kushtet e punës në qendër të marrëveshjes
Memorandumi synon të garantojë strehim të sigurt dhe të rregullt për punëtorët migrantë indonezianë, si dhe:
– Respektimin e kontratave të punës
– Kushte dinjitoze jetese dhe pune
– Uljen e kostove të ndërmjetësimit
– Mbrojtje më të fortë ligjore ndaj abuzimeve
Raportime për mashtrime nga kompani sekserë
Ndërkohë, ka pasur raportime shqetësuese se punonjës të huaj mashtrohen nga kompani ndërmjetësuese apo sekserë, të cilët u premtojnë strehim, ushqim dhe kushte të favorshme pune, por pasi mbërrijnë në Shqipëri përballen me realitete krejt të tjera.
Sipas këtyre raportimeve, disa punëtorë janë përballur me: Strehim të papërshtatshëm ose të mbipopulluar, Pagesa më të ulëta nga sa u ishte premtuar, Kontrata të paqarta ose të ndryshuara pas mbërritjes.
Këto raste ngrenë frikën se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion ku fuqia punëtore e huaj shfrytëzohet, në mungesë të kontrollit dhe mbikëqyrjes shtetërore.
Paradoksi shqiptar: shqiptarët largohen, qeveria sjell punëtorë të huaj
Në një kohë kur dhjetëra mijëra shqiptarë po largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një jete dhe page më të mirë, qeveria shqiptare po zhvillon bisedime aktive për të sjellë punonjës të huaj, në vend që të krijojë politika për të mbajtur dhe motivuar fuqinë punëtore vendase.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit