Shpëtim Ahmeti komandohet Kryetar i PD Sarandë

05/02/2515:27

Shperndaje:

Shpëtim Ahmeti komandohet Kryetar i PD Sarandë

 

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të komandojë z. Shpëtim Ahmeti në krye të Degës së PD Sarandë, pas dorëheqjes së znj. Manjola Nikollo. Largimi i Nikollos nga posti i Kryetares së Degës vjen si rezultat i angazhimit të saj për të marrë pjesë në primaret e Partisë Demokratike, ku synon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Ky vendim vjen në prag të fushatës elektorale, një moment kyç për Partinë Demokratike dhe gjithë spektrin politik në vend. Për të siguruar vazhdimësinë e drejtimit të degës lokale, Kryesia e PD ka vendosur ta besojë këtë detyrë z. Shpëtim Ahmeti deri në zgjedhjen e një kryetari të ri përmes procesit zgjedhor. Vendimi është marrë në përputhje me nenet 29 dhe 48 të Statutit të Partisë Demokratike.

 

Në këtë kuadër, Sekretari Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore është ngarkuar me njoftimin e këtij ndryshimi brenda strukturave të partisë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke garantuar vijimin e funksionimit normal të Degës së PD Sarandë në një periudhë vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjës/e për sezonin
KING FAST FOOD në Sarandë kërkon Motorist dhe Punonjëse pastrimi
Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.