

“Shpërthimi” i Covid në shkolla/Malaj: Situata shqetësuese, mësimi me 4 turne problem i madh


Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, ka qenë e ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion” ku ka folur për situatën e pandemisë në shkolla.
Malaj u shpreh se duhet të mos bëjmë sikur luajmë shkollash, por qeveria duhet të marrë masa konkrete për të zgjidhur situatën.
Ajo shtoi se edhe mësimi me 4 turne është një problem i shtuar.
“Kam qenë e dyzuar nëse duhet të hapeshin shkollat apo jo. Shkollat sot reflektojnë problematikë të madhe. Shumë mësues janë testuar me koronavirus, që do të thotë se kur timonieri i klasës nuk është në gjendje të mirë, ka një problem në këtë situatë. Kudo në Europë dhe botë janë me sy e veshë se çfarë do të ndodhë, për të gjetur mundësitë se çfarë mund të bëhet.
Zonja Kushi e ka marrë detyrën në kushte të vështira. Duket se fillimi i shkollës është që “hajde të luajmë shkollash”. Për koronavirusit duhet të shpresojmë se do të bëhet më mirë. Të mos harrojmë se edhe klima tashmë është problem. Shkollat duhet të jenë brenda standardit të higjenës. Në Shqipëri ka shkolla ku situata është shumë e rënduar. Duhet të rritet numri i punonjësve sociale në shkolla.
Duhet bërë testi i mësuesve. Mos harrojmë se kemi mësues që sapo kanë nisur punën, kemi mësues që janë të moshave të tjera që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Qeveria bën make up-in e situatës. Çdo gjë duhet bërë tani e jo në të ardhmen. Nuk kemi buxhet të dedikuar apo strategji kombëtare të dedikuar. Duhen ndihmuar ata fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe gjenden në rrugë. Shkollat janë kthyer në sisteme me 4 turne, nuk dallon dot ku është dita dhe ku nata. Tani shkojmë drejt dimrit dhe në zona të thella shtohet problematika. Ka pikëpyetje edhe për mësuesit, për atë si zgjidhen dhe si trajtohen. Duhet të ketë transparencë për situatën”, theksoi Malaj.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Odisea Çipa emërohet trajneri i ri i ekipit të futbollit Butrinti
27/09/2016:30

Policia: Kontrolluam imtësisht fshatin Stjar, gjetëm një parcelë kanabis, kultivuesi në kërkim
27/09/2016:30

Ndikimi i turizmit masiv në Sarandë – Raporto në Saranda Web
27/09/2016:30

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
27/09/2016:30

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
27/09/2016:30

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
27/09/2016:30

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
27/09/2016:30

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
27/09/2016:30

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
27/09/2016:30

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
27/09/2016:30






Rezervime

Apartament Ionian Saranda Sea
27/09/2016:30

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
27/09/2016:30

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
27/09/2016:30

Apartament për pushime në Sarandë.
27/09/2016:30

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
27/09/2016:30
Suvenire

Suvenire nga Saranda
27/09/2016:30

Suvenire nga Saranda – Shegë
27/09/2016:30

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
27/09/2016:30

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
27/09/2016:30

Suvenire nga Saranda
27/09/2016:30




