Shpallet fituesi i “Lungomares së Sarandës”, fiton oferta më e shtrenjtë

27/08/1920:14

Shperndaje:


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), ka shpallur fitues ‘Fusha shpk” per rikonstruksionin e shetitores se Srandes.
Në dokumentet e tij, të publikuara, nuk jepet asnjë arsye se përse ka bërë këtë përzgjedhje, megjithese oferta e kësaj kompanie ka qenë më e larta. FSHZH publikoi kërkesën ndërkombëtare për oferta që më 29 maj 2019. Në këtë garë, vetëm tre kompani shqiptare kishin marrë pjesë në tender:
ARIFAJ SHPK, me ofertë rreth 3,8 milionë euro
GJIKURIA SHPK, me ofertë rreth 3,9 milionë euro
FUSHA SHPK me ofertë rreth 4,7 milionë euro

Ndryshe nga pritshmëritë e qytetareve dhe vizitorëve të Sarandës për një zgjerim dhe zgjatim të Shëtitores drejt Kanalit të Çukës apo nevojave emergjente si furnizim me ujë, tregu ushqimor, agjensia e udhëtarëve apo disa rrugë për lehtësimin e trafikut, rikonstruksioni i paralajmëruar dhe tenderuar do të jetë vetëm një ndërrim i pllakave ekzistuese, pasi sipas studios projektuese, në Shëtitore janë 4 lloje të ndryshme pllakash.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.