Shoqatat atdhetare protestë në Gjirokastër

08/12/1811:59

Shperndaje:


Ndërsa në Bularat zhvillohej ceremonia përkujtimore 40 ditë pas vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kaçifas, në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli”, shoqatat atdhetare organizuan një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. Protesta u bë në sheshin, afër të cilit ndodhet edhe konsullata greke në Gjirokastër. Disa policë monitoruan zhvillimin e protestë  Që prej orëve të para të mëngjesit në Pikën kufitare të Kakavijes, forca të shumta policie dhe antiterrori kanë nisur kontrollet tek çdo person që ka kërkuar të hyjë në territorin shqiptar.

Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëve në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që nuk ka reaguar. ‘’Sot ne marim  pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, -u shprehën pjesëmarrësit në protestë.

Sipas korrespondetit të Report Tv, në protestë ishin të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, përveç dhjetra protestuesve të nisur nga Tirana.

VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=KB2E1jIYfig 

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

LAJM i MIRË: Kryetari dhe 18 punonjësit e Bashkisë nuk janë me SIDA
Aksident në hyrje të Sarandës, një i plagosur dërgohet për mjekim në Tiranë
Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon të punësojë Kasiere
Oriku mposht 3-0 Butrintin dhe siguron ngjitjen, sarandiotët dorëzohen pas kartonit të kuq
Oriku–Butrinti transmetohet LIVE në RTSH 2, sot finalja që vendos ngjitjen
Your Market kërkon Kasiere, Punonjës/e për banak dhe Menaxher/e marketi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.