Shkundet Vendi: Priten arrestime edhe në Sarandë

17/03/1818:23

Shperndaje:


Pas “shkrirjes” së Bashkisë së Lezhës ditën e djeshme kur u arrestua kryebashkiaku i PD Fran Frrokaj dhe u lëshuan 23 urdhër-arreste për zyrtarë të tjerë të përfshirë në një skemë mashtrimi me pronat në bregdet, aksione të tjera e arrestime të bujshme priten në vend.
Rreth 50 zyrtarë të lartë, të cilët janë përfshirë në aferën korruptive të tjetërsimit të pronave në bregdet pritet që të përballen me drejtësinë.
Abuzimet me pronat, shkeljet e ligjit , tjetërsimi i titujve të pronësisë por edhe dhënia e lejeve të ndërtimit janë pikat ku zyrtarët e prokurorisë kanë gjetur shkeljet e ligjit.
Burime zyrtare nga prokuroria kanë thënë për CNA.al se janë prerë gati 50 flet-arreste, të cilat përfshijnë specialistë të zyrave të regjistrimit të pasurive, zyrtarë të lartë të bashkive, drejtorë urbanistikë, por edhe drejtues të lartë të Hipotekave dhe bashkive përkatëse nga Durrësi deri në Sarandë.
Nga i njëjti burim theksohet se gjithçka është hetuar në lidhje me tjetërsimin e pronave në mënyrë të paligjshme në zonat bregdetare.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.