Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti

08/03/2619:45

Shperndaje:

Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti

 

Një konflikt mes dy nxënësve të gjimnazit “Sulejman Delvina” në Delvinë ka përfunduar me një vendim ekstrem nga drejtoria e shkollës, pasi njëri prej tyre mbeti i plagosur.

 

Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti

 

Ngjarja ka ndodhur së fundmi jashtë procesit mësimor, ku dy nxënës janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur nxënësi me inicialet Dh.C, i cili sipas informacionit zyrtar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Pas marrjes së informacionit nga Komisariati i Policisë Delvinë dhe Oficeri i Sigurisë në shkollë, si dhe në bashkëpunim me organet ligjzbatuese, rasti është shqyrtuar nga Komisioni i Disiplinës. Pas analizimit të rrethanave, komisioni ka vendosur për përjashtimin nga shkolla të nxënësit me inicialet F.H, në përputhje me rregulloren në fuqi.

 

Drejtoria e shkollës ka bërë të ditur gjithashtu se do të ndërmerren masa shtesë për rritjen e sigurisë dhe për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Oficerin e Sigurisë pritet të forcohet monitorimi i ambienteve të shkollës, të zhvillohen takime ndërgjegjësuese me nxënësit dhe prindërit, si dhe të zbatohen më me përpikmëri rregullat e disiplinës dhe të bashkëjetesës në komunitetin shkollor.

 

Në reagimin e saj, shkolla “Sulejman Delvina” thekson se dënon çdo formë dhune dhe mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të sigurt, të qetë dhe të respektueshëm për të gjithë nxënësit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.