Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” protestë në dyert e Komisariatit të Policisë në Delvinë

06/03/2611:50

Shperndaje:

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull.

 

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” protestë në dyert e Komisariatit të Policisë në Delvinë

 

Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin.

 

 

Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas është agravuar pasi nxënësit janë larguar nga mjediset e saj. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor. Ata pretendojnë se kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, duke krijuar ndjenjë pasigurie mes nxënësve.

 

Nxënësit shprehen se drejtoria e shkollës nuk ka qenë korrekte në trajtimin e rasteve të tilla, duke lejuar nxënësin që shkaktoi konfliktin të largohej nga shkolla që në orën e pestë, ndërkohë që procesi mësimor zhvillohet me gjashtë orë mësimi. Sipas tyre, toleranca dhe mungesa e masave parandaluese kanë krijuar një klimë të pasigurt brenda shkollës.

 

Ata kërkojnë që institucionet përkatëse të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë e nxënësve, duke theksuar se shpërfillja e situatave problematike nuk i zgjidh ato, por përkundrazi mund të çojë në pasoja edhe më të rënda. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina
Aksident i rëndë me 6 të lënduar, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve
Plagoset me armë 55-vjeçari nga Delvina, policia heton edhe një ngjarje të një muaji më parë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.