Sherr gjatë shitjes së “mallit” te një algjerian, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

05/11/2513:47

Shperndaje:

Sherr gjatë shitjes së mallit, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë – procedohet një algjerian

 

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Sarandë, ku një tentativë për shitje lënde narkotike ka përfunduar me sherr dhe përplasje fizike mes dy të rinjve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kanë arrestuar shtetasin O. H., 19 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, ndërsa kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin D. T., 22 vjeç, me shtetësi algjeriane.

 

Sherr gjatë shitjes së mallit te një algjerian, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

 

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur gjatë tentativës së O. H. për t’i shitur lëndë narkotike të dyshuar kokainë shtetasit algjerian, moment në të cilin mes tyre ka shpërthyer një konflikt fizik, që ka përfunduar me dëmtime të lehta trupore për të dy.

 

Gjatë kontrollit fizik të të rinjve, policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe kokainë, të cilat po i nënshtrohen analizave laboratorike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B
Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium
JEPET ME QIRA MAGAZINË TE URA E GAJDARIT NË SARANDË
Spiro Thomari promovon romanin “Shkrirja e ajsbergut të jetës” – VIDEO
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë
Erjona Ismaili emërohet ministre për marrëdhëniet me parlamentin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.