Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali

02/07/2520:00

Shperndaje:

Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali

 

Një situatë alarmante po përjetojnë banorët e fshatit Shelegar në Bashkinë Sarandë, të cilët prej më shumë se dy javësh janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

 

Prej 15 ditësh, në fshatin Shelegar nuk rrjedh asnjë pikë ujë në rubinetet e shtëpive. Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën totale të ujit, çka i ka detyruar të përdorin ujë nga lumi apo kanalizimet për nevojat bazë të përditshme.

 

Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët pimë ujë nga kanali

 

Sipas banorit Fatos Telhaj, shkaku i situatës është bllokimi i sahatëve matës të ujësjellësit. Ai thekson se, edhe pse kryeplaku i fshatit është përpjekur të ndërhyjë duke i pastruar sahatët një herë para një jave, problemi vijon të mbetet i pazgjidhur.

 

“Edhe në këto ditë me temperatura shumë të larta, institucionet përkatëse nuk po marrin masa konkrete për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm. Ne kemi persona të sëmurë në fshat që kanë nevojë të domosdoshme për ujë të pastër. Ne i paguajmë detyrimet ligjore dhe kërkojmë shërbimin që na takon me ligj,” – shprehet Telhaj, i cili vendosi të mos qëndrojë anonim për hir të së vërtetës dhe ndihmës ndaj komunitetit.

 

Ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të mos e injorojnë këtë situatë kritike dhe të ndërhyjnë sa më parë për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Saranda Web do të ndjekë nga afër këtë shqetësim për të përcjellë çdo zhvillim dhe për t’u siguruar që zëri i qytetarëve të mos mbetet pa përgjigje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.