Sezoni turistik po vjen/ Ende asnjë sinjal për rifillimin e punës në Bulevard

15/01/2017:22

Shperndaje:


Kur kanë mbetur ende pak muaj nga fillimi i sezonit të ri turistik, përfundimi i punimeve në Rikonstruksionin e Bulevardit të Sarandës janë vënë seriozisht në pykëpyetje.
Megjithëse kanë kaluar më shumë se 50 ditë nga ndërprerja e punimeve, në kantierin e punimeve të ngritur në Bulevard nga kompania FUSHA shpk as ditën e sotme nuk dukej ndonjë sinjal se punimet mund të rifillojnë.
Pavarësisht se kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma përgjatë një takimi me gazetarët u shpreh se punimet janë pezulluar për shkak të angazhimit të mjeteve të kësaj kompanie në emergjencën e krijuar nga tërmeti, kjo tashmë duket pak e besueshme, pasi emergjenca në zonat e prekura nga tërmeti ka kaluar dhe se emergjenca për Sarandën është marrja e masave sa më parë për sezonin turistik.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.