Sezoni turistik në Sarandë, mblidhet Task-Forca: Prioritet rritja cilësore e shërbimit turistik

23/05/2517:53

Shperndaje:

Sezoni turistik në Sarandë, mblidhet Task-Forca: Prioritet rritja cilësore e shërbimit turistik

 

U zhvillua në Sarandë mbledhja e Task-Forcës për sezonin turistik veror 2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, z. Plator Nesturi. Përfaqësues nga institucionet kryesore u bënë bashkë për të koordinuar masat dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat që sjell sezoni. Synimi i përbashkët i këtij aktiviteti ishte një verë e sigurt, e organizuar dhe mikpritëse për çdo vizitor, vendas apo i huaj.

 

Sezoni turistik në Sarandë, mblidhet Task-Forca Prioritet rritja cilësore e shërbimit turistik

 

“Ajo çfarë pritet është se do të kemi një sezon plot sfida, pasi të tilla do të jenë edhe flukset turistike në të gjithë qarkun e Vlorës. Në këtë kuadër, kjo kërkon një shtim të masave të drejtpërdrejta për përballimin e këtij sezoni. Ajo që synojmë nuk është thjesht përballimi në kushte emergjence, por rritja cilësore e shërbimit turistik”, është shprehur prefekti Plator Nesturi.

 

Gjatë takimit, operatorët turistikë kanë kërkuar ndërhyrjen e instancave shtetërore për bisedime me Greqinë, me qëllim që pikat doganore (kufitare) të Qafë Botës dhe Portit me Korfuzin të funksionojnë 24 orë, pasi deri tani këto dy pika mbyllen gjatë orëve të natës nga pala greke.

 

Kryetari i Bashkisë Sarandë është shprehur se këtë shqetësim e ka diskutuar edhe me kryetarët e bashkive të Igumenicës, Pargës dhe Kasiopit në Korfuz.

 

 

Një ndër problematikat kryesore me të cilat përballen Saranda dhe Ksamili gjatë verës është trafiku i rënduar. Komisari Gëzim Bashllari, drejtues i Komisariatit të Sarandës, është shprehur se nga eksperienca e viteve të kaluara janë nxjerrë konkluzione dhe janë përgatitur një sërë masash për përballimin e tij.

 

Në fund të takimit, Oltion Çaçi është shprehur i bindur se me angazhimin e të gjitha institucioneve, sezoni turistik në Sarandë do të jetë i suksesshëm dhe pa probleme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Po shkonte drejt rrënimit, fillojnë punimet për restaurimin e Kalasë së Borshit
Greqia merr masa të rrepta për sezonin veror: ndryshojnë orët e qetësisë, burg deri në 5 muaj për shkelësit
Oriku – Butrinti / Finalja që vendos ngjitjen në Kategorinë e Parë
U përhap me shpejtësi: Kryebashkiaku dhe 18 punonjës të infektuar me HIV/AIDS?” – Reagon për herë të parë bashkia
KURBAN në vilën e Enverit – një reflektim për Sarandën që humb hapësirën publike
Medusa Lounge Terrace në Sarandë kërkon Banakier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.