Sezoni turistik: Çdo plazh me roje, s’ka më muzik pas mesnate

07/04/1819:25

Shperndaje:


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se do të merren masa urgjente për përmirësimin e kushteve në kuadër të nisjes së sezonit të ri veror.
Sipas Klosit çdo plazh privat apo publik do të ketë roje për të evituar rastet e mbytjeve, që vitin e kaluar shënuan një rekord.
Ndërsa një problem shqetësues që kërkon zgjidhje është edhe muzika e lartë, ndaj sipas ministrit deri në orën 00:00 do të lejohet.
“Është e pafalshme që të gjithë ambientet publike dhe private, por sidomos këto që janë private: që kanë 5-6 djem që heqin dhe vënë shezlong, që shërbejnë në plazh, të mos kenë një prej tyre të trajnuar, të licensuar, të veshur me uniformën përkatëse dhe të mos kenë roje deti. Problematika e mjeteve motorike të ujit në det, të cilët tashmë janë shtuar shumë dhe ne vjet kemi pasur edhe humbje jete. Edhe për këtë duhet të jemi shumë transparent, me përdoruesit e këtyre mjeteve. Brenda muajit prill, çdo vend që do të lejojë muzikën me orare dhe me fasha oraresh, nëse do të vendoset që muzika gjatë javës të jetë deri në 23.00 dhe në fundjavë mbase deri në 00.00, duhet t’ia bëjmë të qartë dhe me dije që në orën 00.00 mbyllet dhe mbyllet”, tha ministri

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e
Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun
Fund i dhimbshëm në Sarandë: 53-vjeçari ndërroi jetë, dyshime nga përdorim narkotikësh
Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Krishti u Ngjall! – Qindra besimtarë në Sarandë festojnë Pashkët në Kishën Shën Harallambi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.