Sarandë | Policia shpall në kërkim disa persona të paidentifikuar, dhunuan dy persona pas një konflikti

17/01/2610:39

Shperndaje:

Sarandë | Policia shpall në kërkim disa persona të paidentifikuar, dhunuan dy persona pas një konflikti

 

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, të dyshuar për përfshirje në një ngjarje dhune të ndodhur në qytet.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë.

 

Këta shtetas dyshohet se më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta dhe grushte shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, banues në Sarandë.

 

Policia bën me dije se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi
U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.