Saranda ndez Pemen-simbol te festave te fundvitit

14/12/1515:41

Shperndaje:

​Saranda ndez Pemen-simbol te festave te fundvitit

Mbrëmja e 13 dhjetorit ka shënuar ndezjen e dritave ne Pemën-simbol të festave të fundvitit, 13 metra e lartë, vendosur ne qendër të sheshit kryesor të qytetit të Sarandës. Në prani të qindra qytetarëve dhe të dhjetera artistëve Kryetarja e Bashkisë Florjana Koka, ka shtypur butonin e përcjelljes së energjisë elektrike në qarkun e Pemës dhe sheshi është ndriçuar nën nje ylber dritash.

Saranda ndez Pemen-simbol te festave te fundvitit

E shoqëruar edhe nga zëvendësministri i ministrisë së Zhvillimit Urban, Gjon Radovani dhe autoritete të tjera vendore, zonja Koka u ka drejtuar të gjithë të pranishmëve dhe gjithë qytetareve të Sarandës, urime për Krishtlindje të gëzuara dhe për një vit të mbarë e plot realizime dëshirash dhe ambiciesh me 2016.

Pas kësaj Pema-simbol është bërë vendi i shkrepjes së dhjetëra aparateve fotografike dhe i qindra fotografive të këtyre çasteve të bukura. Pas këtij momenti, grupe artistike nga Qendra Kultuore e Fëmijëve kanë performuar në një koncert të përbashkët folklorik në skenën e hapur të sheshit qendror të qytetit të Sarandës.Në sfond ishte simboli i një varke, të “vizatuar me drita”.

Kjo ishte dalja e parë e festimeve në komunitet në këtë fletë të fundit të kalendarit 2015. Të tjera ditë dhe mbrëmje të tilla e presin qytetarin sarandiot deri në kufirin e ndërrimit të viteve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.