Saranda ndez dritat festive, duke mirëpritur atmosferën magjike të fundvitit – VIDEO

06/12/2421:05

Shperndaje:

Saranda ndez dritat festive, duke mirëpritur atmosferën magjike të fundvitit 

 

Saranda u shndërrua mbrëmë në një panoramë drite dhe hareje, teksa qyteti ndezi dritat festive që do të ndriçojnë çdo cep gjatë ditëve të ardhshme. Në një ceremoni emocionuese të mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, dhjetëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.

 

 

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi, dhe deputeti Bledi Çuçi. 

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, udhëhoqi ceremoninë, duke ndarë momente të gëzueshme me fëmijët e pranishëm. Së bashku, ata numëruan mbrapsht, duke krijuar një klimë emocionuese që kulmoi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes dhe zbukurimeve që ndriçojnë qytetin.

Në fjalën e tij për qytetarët, Çaçi theksoi se Saranda po shndërrohet jo vetëm në një destinacion të preferuar veror, por edhe një destinacion për të festuar festat e fundvitit.

 

Momentet kulmore të mbrëmjes erdhën me ndezjen e pemës së Krishtlindjes dhe dritave që përfshinë fasadat e ndërtesave, rrugët dhe shëtitoren e bregdetit. Muzika festive dhe këngët e fëmijëve krijuan një atmosferë plot ngrohtësi dhe buzëqeshje.

Saranda tani ndriçon jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe si një qendër e harmonisë dhe frymës së festave, duke sjellë një mesazh shprese dhe optimizmi për vitin që vjen.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.