Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj

31/10/2520:18

Shperndaje:

Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Sarandës ka sjellë emocion dhe mirënjohje të thellë në qytet: parku i fëmijëve në Lagjen nr. 4 do të mbajë emrin e Motër Danielës – Daniela Silvestrini, një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në jetën sociale e humane të komunitetit sarandiot.

Një misionare që u bë pjesë e çdo shtëpie

Me Qendrën Sociale “Motrat Marcelina”, të cilën e drejtoi me urtësi, durim dhe aktivizëm të pashembullt, Motër Daniela u bë simbol i humanizmit dhe kulturës qytetare në jug të Shqipërisë. Ajo nuk ishte thjesht një murgeshë e përkushtuar, por një burim shprese për shumë familje, që gjetën tek ajo ndihmë materiale, morale dhe shpirtërore.

Në vitet e vështira të pasluftës në Kosovë, Motër Daniela do të kujtohet për pamjet e saj në sheshin qendror të Sarandës, teksa shkarkonte dhe shpërndante vetë ndihmat humanitare për familjet kosovare që kishin mbërritur pas eksodit tragjik. Ky do të ishte vetëm fillimi i një misioni 30-vjeçar në shërbim të njerëzve më në nevojë.

Ajo nuk ofroi vetëm ndihma humanitare, por edukoi breza të tërë me kulturë dhe dinjitet. Qendra “Motrat Marcelina” në Sarandë, që funksionoi sipas modelit italian të edukimit, vazhdon të jetë frymë e gjallë e veprës së saj — një hapësirë që përçon dashuri për dijen, për gjuhën italiane dhe për solidaritetin njerëzor.

Në kohët e errëta të pandemisë, Motër Daniela dhe motrat Marcelina shpërndanë mesazhin e shpresës: “Gjithçka do të shkojë mirë”. Në një periudhë kur frika dhe pasiguria kishin pushtuar botën, ajo solli dritë dhe optimizëm nga Shtëpia Sociale në periferi të Sarandës, ku çdo mur rrezatonte ngjyra, lule dhe frymë jetese.

Motër Daniela u nda nga jeta më 31 dhjetor 2024, por vepra e saj frymon ende në çdo cep të qytetit. Nga qindra fëmijë që kanë marrë dashuri për kulturën dhe gjuhën italiane, te familjet që morën ndihmë në ditë të vështira, apo të moshuarit që gjetën kujdes e dinjitet — të gjithë e kujtojnë si një figurë të dritës dhe mirësisë.

Në shumë lagje e fshatra, ndikimi i saj ndihet ende, sepse ajo dhe motrat e saj “kishin ngritur filiale të shpirtit të tyre në çdo shtëpi”.
Sot, Saranda e nderon me mirënjohje, duke i dhënë emrin e saj parkut të fëmijëve – një hapësirë që simbolizon dashurinë, kujdesin dhe gëzimin që ajo u dhuroi brezave.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025
Bashkia thotë se në Sarandë ka 69 vendparkime biznesesh, reagon Ilirjan Gërdhuqi – VIDEO
Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj
Dritan Peçi: Pse bizneseve me makina e motorë me qira u jepen nga 2-3 vendparkime? – VIDEO
Policia e Sarandës arreston 56-vjeçarin që dhunoi motrën, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.