Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO

06/06/2522:32

Shperndaje:

Saranda çel sezonin veror me “Saranda Fish Festival” – Një festë shijesh dhe miqësie mesdhetare

 

Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me edicionin e dytë të “Saranda Fish Festival”, një event kulinar që po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar. Nën tingujt e muzikës dhe aromën karakteristike të kuzhinës së detit, bulevardi i Sarandës u mbush me qytetarë dhe turistë të shumtë, të ardhur për të shijuar atmosferën e festës.

 

Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival”

 

Këtë vit, festivali mori një vëmendje të veçantë falë pjesëmarrjes së një delegacioni zyrtar nga qyteti francez i Mentonit, një ndër qytetet më të njohura të rivierës franceze, me të cilin Saranda ka nisur procesin e binjakëzimit. Delegacioni përfshinte figura të larta të pushtetit vendor dhe disa nga shefat më të mirë të kuzhinës franceze, mis tyre Rigaud Jerome.

 

Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi:
“Saranda Fish Festival nuk është vetëm një festë e kulinarisë lokale, por edhe një mundësi konkrete për të ndërtuar ura bashkëpunimi me qytete të tjera mesdhetare. Jemi të përkushtuar që përmes këtij binjakëzimi me Mentonin, të rrisim cilësinë e shërbimeve, të shkëmbejmë eksperienca dhe të promovojmë Sarandën si një destinacion turistik të nivelit europian.”

 

 

 

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Mentonit Jean Claude Alarcon, i emocionuar nga mikpritja, u shpreh:
“Sa herë vij në Shqipëri, e kam zemrën kuq e zi. Ndihem i emocionuar dhe i impresionuar nga Saranda, një qytet me potencial të jashtëzakonshëm.”

 

Në Saranda Fish Festival morën pjesë një pjesë e madhe e restoranteve të qytetit, të cilët prezantuan pjata të ndryshme me bazë peshkun dhe produktet e detit. Pronarët e lokaleve e shohin këtë ngjarje si një mundësi të vlefshme për të promovuar gastronominë vendase dhe për të tërhequr turistë të rinj.

 

“Për ne është një vitrinë ideale për të treguar cilësinë e ushqimit që ofrojmë dhe për të krijuar kontakte të reja,” – tha një nga përfaqësuesit e sektorit të kulinarisë lokale.

 

Gjatë gjithë mbrëmjes, bulevardi i Sarandës pulsoi nga gjallëria e vizitorëve vendas dhe të huaj, që shijuan jo vetëm pjatat e përgatitura me pasion, por edhe atmosferën e një qyteti që po ngrihet gjithnjë e më shumë në hartën turistike të Mesdheut.

 

Në vijim, Saranda Web do të sjellë intervista të posaçme me Kryetarin Oltion Çaçi, me përfaqësuesit e Mentonit, për të sjellë pasqyrën e plotë të këtij bashkëpunimi që premton shumë për të ardhmen e qytetit.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Euro Hotel në Ksamil kërkon Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Përleshje për 1 vend parkimi në Ksamil – një dërgohet spital në Tiranë, një i arrestuar dhe disa të proceduar
Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici
Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO
Aesthetic Center zgjeron stafin dhe kërkon Masazhier/e dhe Estetiste thonjsh
NJOFTIM Punësimi për Staf në Fast Food SHEJNI në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.