
Rusët vrasin emigrantin nga Saranda
Denoncohet live në ’’Pa gjurmë’’ vrasja nga dy rusë e një shqiptari në Suedi më 27 shtator të këtij viti. Trupi i pajetë i Sokol Sulaj ndodhet në morgun e spitalit, në Sundsvall.
“Është vrarë në një qytet. Është vrarë nga rusë. Ka qenë një grindje në një kamp dhe personi që ka vdekur e ka emrin Sokol Sulaj. Unë flas në emër të motrës së vet. Familja është në dijeni. Ai ka vetëm një motër, nuk ka qenë as i fejuar, as fëmijë nuk ka. Shqiptarët kanë mbledhur fondin për ta kthyer në Shqipëri. Që nga dita kur është vrarë ai ndodhet në morg”, është shprehur në një lidhje telefonike për Report Tv emigranti.
Trupi i pajetë i një shqiptari të vrarë 3 javë më parë në Sundsvall të Suedisë gjendet ende në morgun e spitalit. Rasti u denoncua live në ’Pa gjurmë’, nga një emigrant kosovar duke iu bërë thirrje familjarëve. Sokol Sulaj i ditëlindjes 1972, 47 vjeç, nga Saranda, u vra nga dy emigrantë rus më 27 shtator.
Tashmë ka nisur në Suedi një fushatë nga emigrantët shqiptarë për të mbledhur paratë, që trupi të kthehet në atdhe. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Suedi, kur ka afro 22 ditë që ky shtetas shqiptar ndodhet në morgun e spitalit të qytetit Sundsvall .
Para se të ndodhte kjo ngjarje, ’’Pa gjurmë’’ mëson se viktima i kishte kërkuar Zyrës së Emigracionit Suedez, që t’ i ndryshonte dhomën, pasi dy shtetasit rus e kishin kërcënuar më parë shqiptarin nga Saranda, dhe më pas e kanë eleminuar, duke e mbytur.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
25/10/198:26

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
25/10/198:26

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
25/10/198:26

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
25/10/198:26

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
25/10/198:26
