Rruga Kardhiq-Sarandë, një investim i braktisur në mes

25/03/1719:05

Shperndaje:


Aksi rrugor Kardhiq–Delvinë, i cili do të lidhte edhe Sarandën, është braktisur plotësisht nga qeveria. Aksi Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km.
Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës (Delvinë) dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos (Ura e Kardhiqit).
Sot në këtë aks mbetet e pa financuar një segment rrugor rreth 16.7 km, e cila kërkon një investim prej 40 milionë dollarë.
Përfundimi i këtij aksi rrugor do të sillte avantazhe ekonomike jo vetëm për banorët e zonës por për të gjithë vendin. Nga aspekti rrugor, përfundimi i këtij aksi do të sillte një lehtësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët udhëtojnë për në Sarandë. Nëpërmjet kësaj rruge do të shkurtohej ndjeshëm distanca dhe koha për në qytetin e Sarandës. Ajo do të eliminonte dy akse të cilat janë të rrezikshme dhe të lodhshme për drejtuesit e mjeteve.
– Së pari, do të eliminohej rruga e bregdetit, e cila është një rrugë panoramike dhe me standarte, e kryer nga qeveria e kaluar, por për shkak të kthesave të shumta krijon lodhje dhe mund të kthehet në burim aksidentesh.
– Së dyti, do të eliminohej Qafa e Muzinës, në aksin Gjirokastër–Sarandë. Muzina është një nga rrugët më të rrezikshme të vendit ku përveç kthesave të forta, tashmë është pothuajse e degraduar.
Gjithashtu, eliminimi i këtyre dy akseve do të shmangte trafikun e madh që krijohet gjatë sezonit turistik.
Ndërtimi i saj do të bënte të mundur shkurtimin e kohës së udhimit drejt Sarandës, por edhe në portet e Sarandës dhe Igumenicës, cka do bënte të mundur një fluks më të madh të turistëve në atë zonë, duke rritur hyrje-daljet nga kufiri.
Përfundimi i saj kërkon një shumë prej 40 milionë dollarësh, e cila është e vogël në krahasim me buxhetin.
Edhe në rast se do të konsiderohej e papërballueshme si shumë, vlera që do të merrte mbrapsht shteti nga të mirat që do të që do të sillte rruga do të ishin të pakrahasueshme me vlerën e investimit.
Qeveria nuk e ka lënë në harresë dhe jashtë axhendës së saj ndërtimin e kesaj rruge.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.