Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO

08/02/2619:51

Shperndaje:

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit

 

Rinia e fshatit Shalës, në Konispol, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm organizues duke krijuar një shoqatë rinore, me synimin për t’u bërë zë aktiv i komunitetit dhe për të adresuar problematikat që prej vitesh shqetësojnë banorët e fshatit.

 

 

Në mbledhjen e parë të shoqatës, e cila u zhvillua sot, janë bashkuar dhjetëra të rinj të fshatit, duke treguar një interes dhe vullnet të qartë për angazhim qytetar dhe bashkëpunim në funksion të zhvillimit lokal. Takimi u karakterizua nga diskutime të hapura, ide konkrete dhe dëshira për ta kthyer rininë në një faktor real ndryshimi.

 

Në fokus të shoqatës do të jenë problematikat kryesore me të cilat përballet fshati Shalës, si ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, gjendja e infrastrukturës rrugore, veçanërisht rruga hyrëse e fshatit dhe rrugët e lagjeve, si dhe nevoja për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

 

Përveç çështjeve infrastrukturore, një tjetër shtyllë e rëndësishme e veprimtarisë së shoqatës do të jetë ruajtja dhe promovimi i traditave, kulturës dhe identitetit të fshatit, si pjesë e trashëgimisë së pasur si pjesë e trevës së Çamërisë. Të rinjtë synojnë të organizojnë aktivitete kulturore, sociale dhe edukative, që jo vetëm të forcojnë lidhjet komunitare, por edhe të mbajnë gjallë vlerat e trashëguara ndër breza.

 

Krijimi i kësaj shoqate shihet si një nismë pozitive dhe shpresëdhënëse për fshatin Shalës, duke dëshmuar se rinia, kur organizohet dhe bashkohet, mund të luajë një rol kyç në adresimin e problemeve dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin e saj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Disa qytetarë në Sarandë guxojnë të protestojnë për mungesën e ujit – VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon të punësojë staf. Ofrohet akomodim
Saranda çel Fest Folk 2026, Ansambli Kombëtar sjell magjinë e folklorit shqiptar buzë Jonit
Ramo Saranda Hotel & Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhinier dhe Ndihmës Kamarier
Banorët e Vanës: Ura në gjendje të rrezikshme, duam ta rregullojmë por nuk na lë Bashkia

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.