Revolta kombëtare zgjon edhe 800 familje sarandiote: Kemi paguar trojet në Lëkurës, por nuk i gëzojmë

Revolta kombëtare zgjon edhe 800 familje sarandiote: kanë paguar trojet në Lëkurës, por nuk i gëzojnë. Fryma e revoltës qytetare që prej javësh po përhapet në mbarë vendin duket se po rikthen në vëmendje edhe plagë të vjetra të pazgjidhura.

 

Revolta kombëtare zgjon edhe 800 familje sarandiote: kanë paguar trojet në Lëkurës, por nuk i gëzojnë.

 

Një mesazh i mbërritur në Saranda Web ngre shqetësimin e rreth 800 fanmiljeve të vjetra sarandiote për tokat poshtë Kalasë së Lëkursit, në zonën mbi Kanalin e Çukës, për të cilat ata thonë se prej më shumë se 30 vitesh nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare.

Në mesazhin e tyre, familjet shprehen se janë sorollatur nga një institucion te tjetri pa marrë përgjigje konkrete. Sipas tyre, një pjesë e familjeve janë kompensuar nga shteti në këtë zonë, të tjera e kanë blerë tokën përmes procedurave të kohës nga Bashkia, ndërsa ka edhe familje që janë orientuar drejt kësaj zone pasi janë shpronësuar nga banesat e tyre.

 

Banorët kërkojnë të dinë se përse qytetarët janë kompensuar ose orientuar në këtë territor nëse institucionet kanë qenë në dijeni të problematikave të mundshme pronësore, pretendimeve historike apo kufizimeve ligjore që lidhen me zonën.

 

Ata shprehen se prej vitesh kanë dëgjuar premtime për zgjidhjen e çështjes, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, por pa marrë asnjë përgjigje konkrete apo afat përfundimtar.

 

Në reagimin e tyre, familjet theksojnë se nuk kërkojnë favore politike, por transparencë, drejtësi dhe zbatimin e ligjit. Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Sarandë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, deputetëve të qarkut Vlorë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të japin një përgjigje zyrtare për këtë çështje.

 

Në përfundim të mesazhit të tyre, mbi 800 familjet sarandiote paralajmërojnë se nëse institucionet vazhdojnë të heshtin dhe nuk japin një përgjigje përfundimtare, do të organizohen dhe do t’u bashkohen protestave qytetare për të kërkuar të drejtat e tyre mbi pronat. Sipas tyre, durimi ka marrë fund dhe koha e përgjigjeve konkrete ka ardhur. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.