Reagon Vangjel Agora: Situatë skandaloze me godinat dhe jetën artistike në Sarandë

28/08/2313:43

Shperndaje:

Reagon Vangjel Agora: Situatë skandaloze me godinat dhe jetën artistike në Sarandë. NUK MUNDEM MË TË RRI PA REAGUAR!

Viti 1976 solli nje gezim te madh per kolektivin krijues te estrades,si dhe per forcat e shumta amatore artistike ne rreth. Mbas nje periudhe 15 vjecare kur trupa jepte shfaqje ne nje salle me kushte minimale dikur stalle kuajsh,ndertuar nga italjanet,pershtatur per kinema mbas clirimit,u perurua me ne fund Teatri I ri I qytetit”Butrinti”. Veper e arkitektit te njohur Koco Comu. Ishte nje dhurate e cmuar e qeverise se kohes per artistet profesioniste e amatore te Sarandes dhe per gjithe levizjen artistike-kulturore te vendit. Nje salle me kapacitet 400 vende. Nje skene me permasat e duhura per te akomoduar cdo lloje shfaqje. E kompletuar me gjithe aksesoret e nevojshme. Me studio pune per aktoret e muzikantet,me holl ne hyrje te salles per pushim nese shfaqet ishin ndertuar ne dy pjese,dhe e pershtateshme per hapjen e ekspozitave te piktures. Salle mbledhje e studio pune per regjisorin me aktoret ne tavoline,dhe mjaft anekse te tjera,qe te gjitha se bashku funksionale dhe te pershtateshme per dhenien jo vetem te shfaqjeve te estrades,por edhe te pjeseve teatrale te trupave teatrore te vendit. Nje nga ndertimet arkitektonike teatrore me te bukura ne vend per kohen. Keto ambiente moderne dhe funksionale ndikuan ndjeshem ne rritjen e nivelit artistik dhe te rezultateve te arritura gjate viteve,jo vetem te shfaqjeve te estrades por edhe te aktiviteteve te ndryshme kulturore qe zhvillonte Shtepia e Kultures.

Por si eshte gjendja sot mbas 47 viteve. Nje salle e amortizuar(dhe eshte normale mbas kaq vitesh)ne ate shkalle qe me shume veshtiresi vitet e fundit organizoheshin aktivitete artistike e kulturore. Ishte e urgjendeshme,duke menduar qe qyteti yne eshte edhe nje qytet turistik,nderhyria per nje restaurim total te godines. Godina e teatrit eshte nje prone ne varesi te Bashkise. Me perjashtim te disa meremeteve te lehta ne ambientet e kabinave te aktoreve dhe te holli I vogel gjate viteve,asnje investim tjeter ne funksion te cilesise se shfaqjeve nuk eshte kryer ne salle dhe ne skenen e teatrit. Ajo u la te degradonte deri ne ate shkalle sa qe sot munde te themi se gjitheshka ka marre fund. Nje salle ku renia e suvave eshte e vazhdushme dhe kariket jene kalbur.Nje skene ku aksesoret e domozdoshem per te kryer nje aktivitet te thjeshte artistik jane amortizuar dhe degraduar. Gjithecka e kalbur dhe jashte funksionit. Salla qendron e mbyllur prek 4 vitesh. Pamjet tronditese qe shikoni nepermjet fotove I perkasin sot ambienteve te brendeshme te ketij institucioni qe duhet te ishte model pasi misioni I tij eshte te percjelle kulture. Mjerimi vihet re ne gjithe ambientet e godines e cila sot eshte bere strehe e maceve dhe minjve. Stola dhe xhama te thyera,kolona te plasaritura,mure plot lageshti,garderoba te vjeteruara. Qe prej vitit 1997 godina vetem degradon. Me shume I ngjan nje depoje te braktisur se sa nje vatre arti. Qysh prej pandemis shfaqet jane pezulluar. Per kete situat te krijuar pergjegjesin e ka pushteti lokal,I cili ne tre dekada nuk ka treguar asnje interes dhe nuk ka kryer asnje investim.

Gjendia aktuale e godines eshte katastrofike,qesharake per nje institucion artistik. Nuk punohet me talente e reja qe fatmiresisht nuk I mungojne qytetit. Jo vetem godina e teatrit por edhe ambjentet e tjera ish artistike jane zaptuar ose transformuar ne shtepi banimi e lokale. U mor holli I madhe brenda godines duke u kthyer ne klub tregetie. U prish teatri I kukllave duke u kthyer ne shtepi banimi. Galeria e Arteve u privatizua duke u kthyer ne ambient tregetie. Kabinat dikur te aktoreve jane kthyer sot ne zyra pune te Bashkise si dhe te klubit sportiv. Si perfundim si ish aktore dhe regjisor per shume vite ne kete institucion,mund te them me dhimbje se eshte e turpeshme per nje qytet si Saranda e njohur nder vite per aktivitete te shumllojta dhe me nivel artistik, te perjetoje kete situat skandaloze.

VIDEO ARKIV


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.