
Reagon Prokurori i Sarandës: Dosja në KPK e mbushur me trillime! Shpifësit do i çoj në gjykatë



“…pretendimet në lidhje me lëvizje apo kontakte të miat me persona të dyshimtë nuk janë aspak të vërteta dhe për këtë fakt kam sqaruar gjerësisht dhe me prova bindëse Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit në seancë dëgjimore…”-shruan prokurori Ademi.
Më tej prokurori Ademi thotë se personat që tentojnë ta njollosin pa të drejtë, por dhe për ata individë që i ndihmojnë, do të bëjë përpjekjet maksimale që të marrin përgjigjen ligjore të merituar.
“…në lidhje me konstatimet e ILDKPKI ju bëj me dije se jo vetëm që nuk janë reale, por raporti i tyre është në kundërshtim flagrant me ligjet e Republikës së Shqipërisë, por dhe është paraqitur tej afateve ligjore, fakt për të cilin ata nuk kanë patur as kurajon të japin sqarimet e arsyes se kësaj sjelljeje…”-shprehet Ademi.
Prej 17 vite prokurori Ademi është pjesë e sistemit të drejtësisë, duke shërbyer në prokurorinë e Vlorës, Sarandës dhe prokurori të tjera. Pritet që ditën e nesërme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të japë vendimin nëse Ademi do konfirmohet ose jo në detyrë.
Ndërkohë më poshtë “Shqiptarja.com” zbardh të plotë reagimin publik të prokurorit Ademi duke pohuar:
”Të nderuar bashkëqytetarë, në veçanti të qytetit tim të lindjes Vlorës ku kam punuar për rreth 17 vite! Pasi jam njohur me tituj të mediave në lidhje me seancën time dëgjimore në përfundim të hetimit administrativ, duke ndjerë detyrën time qytetare të sqaroj opinionin publik dua t ju siguroj:Pretendimet në lidhje me lëvizje apo kontakte të miat me persona të dyshimtë nuk janë aspak të vërteta dhe për këtë fakt kam sqaruar gjerësisht dhe me prova bindëse Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit në seancë dëgjimore.
Këto pretendime tërësisht të pavërteta janë injektuar në mënyrë tinzare me kontributin e personave të dënuar dhe narkomanë, apo dhe të tjerë që i kanë ndihmuar, për të dëmtuar qëllimisht imazhin tim në kuadrin e këtij procesi. Ju falenderoj që praktikisht e keni thënë apo transmetuar tashmë dukshëm opinionin tuaj për mua!
Ju garantoj se ashtu si dhe më parë për këta persona, të cilëve nuk u ka shërbyer dënimi për t u rehabilituar dhe rikthyer me dinjitet në shoqëri, por vazhdojnë të jenë në të njëjtën rrugë të paligjshmërisë dhe krimit, madje tentojnë dhe të më njollosin pa të drejtë, por dhe për ata që i ndihmojnë, do të bëj përpjekjet maksimale që të marrin përgjigjen ligjore të merituar.
Duke ju falenderuar dhe njëherë për besimin tuaj tek unë dhe kontributin që në mënyrë publike keni dhënë për personin tim në këtë proces, Ju garantoj se unë do vazhdoj të jem ai që ju njihni prej dy dekadash dhe nuk do të lëkundem përpara asnjë lloj paligjshmërie!
Në lidhje me konstatimet e ILDKPKI ju bëj me dije se jo vetëm që nuk janë reale, por raporti i tyre është në kundërshtim flagrant me ligjet e Republikës së Shqipërisë, por dhe është paraqitur tej afateve ligjore, fakt për të cilin ata nuk kanë patur as kurajon të japin sqarimet e arsyes se kësaj sjelljeje”. Elton Qyno / shqiptarja.com



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Fjalët pikëlluese të babait për humbjen e djalit 14-vjeçar
08/04/1916:17

Ndodhi gjatë natës në Sarandë, makina përplaset me kangjellat e trotuarit
08/04/1916:17

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikaj
08/04/1916:17

29-vjeçari gjendet i varur në pemë! Policia heton për vrasje, duart i kishte të lidhura me tel
08/04/1916:17

Lajm i Trishtë, 14-vjecari nga Vllahati ndërroi jetë sot në mëngjes në Tiranë
08/04/1916:17

Butrinti humbet në Sarandë me Labërinë, Delvina pëson humbje në Pogradec
08/04/1916:17

Dogji materialet e ndërtimit, kapet autori i shpallur në kërkim nga Policia
08/04/1916:17

FAKTOJE.AL – 4.6 milionë € për 1 km rrugë pa skarpata
08/04/1916:17

Shkëmbi bie në rrugën Kardhiq – Sarandë, fatmirësisht pa pasoja – VIDEO
08/04/1916:17

Si asnjë vit tjetër, në 2023 në zonën e Sarandës 11 humbje jete në aksidente
08/04/1916:17






Rezervime

Dhomë çift për pushime
08/04/1916:17

Apartament me dy dhoma – City Glow
08/04/1916:17

Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
08/04/1916:17

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
08/04/1916:17

Apartament Ionian Saranda Sea
08/04/1916:17
Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
08/04/1916:17

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
08/04/1916:17

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
08/04/1916:17

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
08/04/1916:17

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
08/04/1916:17



