Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma

05/02/2620:10

Shperndaje:

Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma

 

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar këtë të enjte ndaj raportimeve në disa media se monopatinat elektrike janë rikthyer në përdorim, duke i cilësuar këto pretendime si të pasakta dhe të pabazuara.

 

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu sqaroi se udhëzimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike mbetet plotësisht në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendim apo akt zyrtar që e shfuqizon këtë masë. Ajo theksoi se Policia e Shtetit vijon kontrollet në terren për zbatimin rigoroz të ndalimit, në përputhje me njoftimet e mëparshme institucionale.

 

Sipas ministres, vendimi është marrë për arsye të qarta sigurie, me synimin për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të traumës, Koçiu bëri me dije se gjatë periudhës së ndalimit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të aksidenteve.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Në kulmin e rritjes së çmimit të naftës, qeveria vendos edhe dy taksa të tjera
Rama: “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”. Ju nuk i meritoni të gjitha të zezat që thonë për ju
Rritja e çmimit të naftës, Rama takim me biznesin: Do ndihmojmë vetëm pensionistët
Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.