Reagon administratori i faqes PD Sarandë: Mediat shpërndajnë lajme të rreme, mbledhjen e zhvilluam

20/11/2119:37

Shperndaje:

Pas publikimit në Saranda Web të dështimit të mbledhjes së thirrur nga kryetari i emëruar Vesel Koçiu, për shkak të bojkotimit të mbledhjes nga 22 anëtarë të kryesisë së Degës së PD Sarandë, administratori i faqes së Partia Demokratike Sarandë, ka shpërndarë një deklaratë, në të cilën thuhet:

Nisur nga disa lajme te rreme te shperndara qellimisht ne media njoftojme se:

– Znj. Matilda Qurku ka paraqitur doreheqjen prane kryetarit te PDSH me daten 14 maj 2021!

– Sekretari i Pergjithshem ka leshuar shkresen Nr.132 ne zbatim te statutit per pranimin e doreheqjes se znj. Qurku nga pozicioni i sekretares se deges dhe per te sjell propozimet per emrat e rinj per kete pozicion Kryesia Dega Sarande.

Nisur nga sa me lart ne mbledhje e sotme te kryesise se deges pasi eshte diskutuar per organizimin dhe pjesmarrjen e delegateve te deges Sarande ne Kuvendin Kombetare te PDSH, date 18 dhjetor, ora 11:00, jane marr propozimet per sekretar dege.

Konkretisht jane propozuar:

1- Johan Mema 2- Ledion Tusha 3- Ledio Muco 4- Maria Xhelali

Partia Demokratike dega Sarande hedh poshte cdo aludim dashakeqes per shkarkime apo percarje. Ne jemi ne krye te detyres per te bere opozite dhe per te sjell sa me shpejt PD ne pushtet.

Nje parti nje kuvend#18 dhjetor, thuhet në reagimin e administratorit të faqes së Partia Demokratike Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

90 mijë pensionistë mbeten pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: do rishikojmë skemën
Skandal në Ksamil / Deti mbushet me baltë, bota nënujore dhe muzeu në rrezik – VIDEO
I shpëtoi flakëve, përmbytja mbulon me gurë një shtëpi në Kopaçez – VIDEO
Ministrja e Brendshme: Monopatinat do të lejohen sërish, por me rregullore dhe masa sigurie
Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim
Eksportet e mandarinave të Konispolit, analizat do të kryhen në pikat kufitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.