Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar

01/08/2521:36

Shperndaje:

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar

 

Reagimet e banorëve të fshatit Nivicë ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik vijojnë të jenë të forta, duke kaluar tashmë në akuza të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak të cilët votuan PRO, por edhe për shkelje ligjore dhe procedurale nga ana e Bashkisë Sarandë.

 

Reagojnë banorët e Nivicës Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar

 

Në një deklaratë të bërë publike sot, banorët e Nivicës e kanë cilësuar vendimin e marrë më 30 korrik 2025 si një akt të paprecedentë që bie ndesh me disa ligje të qeverisjes vendore dhe me vetë rregullat e vendosura nga Bashkia Sarandë. Ata theksojnë se është shkelur në mënyrë flagrante dinjiteti qytetar dhe e drejta për pjesëmarrje publike në vendimmarrje.

 

Sipas banorëve, mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar më 30 korrik, është paraqitur si mbledhje e hapur, por në praktikë u mbajt nën prani të forcave policore dhe pa lejuar qytetarët të marrin pjesë. Ata theksojnë se, nëse mbledhja do të konsiderohej e mbyllur për publikun, duhej që më parë të hidhej në votim sipas nenit 17, pika 3 të Ligjit Nr. 139/2015 për Vetëqeverisjen Vendore, ku kërkohet miratimi me 3/5 e anëtarëve të këshillit për të kufizuar pjesëmarrjen e publikut. Kjo procedurë nuk është ndjekur, duke e bërë të paligjshme mbylljen e mbledhjes.

 

Më tej, banorët theksojnë se Bashkia ka shkelur edhe Udhëzimin Nr. 1, datë 9.6.2016, për rregullat dhe procedurat e përdorimit të fondit pyjor dhe kullosor publik. Sipas pikës 3, germa V të këtij udhëzimi, thuhet qartë:

 

“Sipërfaqja e propozuar për t’u dhënë në përdorim, të mos jetë objekt pretendimi për rikthimin e pronës tek pronarët legjitimë.”

 

Në rastin konkret, toka në fjalë është subjekt i një procesi gjyqësor nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë legjitime të saj, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë procedurale.

 

Një tjetër ligj i përmendur në reagim është Ligji Nr. 8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore dhe pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”. Sipas Kreut V, Neni 13, citohet se:

 

“Sipërfaqja e tokës që do të jepet me qira të mos jetë objekt pretendimi, në zbatim të ligjeve për rikthimin e pronës pronarëve legjitimë.”

 

Banorët theksojnë se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me këto ligje jo vetëm që është i pavlefshëm, por cenon rëndë të drejtat e tyre themelore dhe përbën precedent të rrezikshëm për demokracinë lokale dhe administrimin e pronës publike.

 

Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të ankimuar vendimin dhe për të mbrojtur të drejtën e tyre, duke kërkuar një proces transparent, të ligjshëm dhe me pjesëmarrje qytetare reale.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në këtë çështje.

 

Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.