Reagimi i Adriatik Lapaj: “Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!”

Reagimi i Adriatik Lapaj: “Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!”

 

Adriatik Lapaj ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke shprehur një falënderim të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga qytetarët në këto zgjedhje.

 

Reagimi i Adriatik Lapaj: “Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!”

 

“Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar mirënjohjen që ndiej ndaj secilit prej jush,” shkruan Lapaj, duke theksuar se votat, përqafimet, shikimet dhe mbështetja e qytetarëve janë kthyer në një forcë historike që e rendit lëvizjen e tij si forcën e tretë politike në vend, ndonëse partia është themeluar vetëm disa muaj më parë.

 

Sipas tij, këto vota janë një mesazh i qartë i shpresës dhe dëshirës për ndryshim, që buron nga një Shqipëri e ndershme, e sinqertë dhe e papërfaqësuar, e cila zgjodhi të besojë në alternativa të reja dhe jo në sistemin e vjetër të propagandës, manipulimeve dhe shitblerjes së votës.

 

“Ne nuk garuam për t’u bërë pjesë e një sistemi, por për ta ndryshuar këtë sistem,” deklaron Lapaj, duke theksuar se mbi 64 mijë votat e marra janë prova e një populli që kërkon çlirim nga kapja e sistemit dhe që është gati për betejën për një Shqipëri më të drejtë.

 

Ai gjithashtu falënderon të rinjtë që shkelën derë më derë për idealin, kandidatët që zhvilluan një fushatë pa fyerje e sulme, dhe vëzhguesit që mbrojtën çdo votë me ndershmëri.

 

Në fund të mesazhit, Adriatik Lapaj jep një premtim të qartë për të ardhmen:
“Tani fillon puna! Do të jemi aty, brenda dhe jashtë parlamentit, me të njëjtin pasion, me të njëjtën përulësi, me të njëjtën betejë. Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!” 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.