Raporti Italo-Gjerman zbulon zonat e kanabisit në Sarandë dhe Delvinë


droge-oborr-c1200x600Një raport është publikuar në media, dhe pretendohet se është një raport sekret dërguar policisë shqiptare nga agjensitë e zbulimit italian dhe gjerman. Sipas mediave, zona të tëra në Sarandë dhe Delvinë janë shndërruar në plantacione kanabisi. Vetëm gjatë këtyre muajve në Sarandë dhe Delvinë janë asgjesuar rreth 50.000 rrënjë kanabis, por raporti flet se zonat e mbjella janë shumë herë më të mëdha. Në Bashkinë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë fshatrat me kultivim rezultojnë Borsh-Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Karroq, Leshnicë, Navaricë, Theollogo, Dhivër, Njësia Adminstrative Konispol, sipas raportit të shërbimeve italo-gjermane rezultojnë fshatrat; Vërvë, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës. Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, lugina e Bistricës, Syri i Kaltër, fshati Dhrovjan, Krongji dhe Qafa e Muzinës, Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvficës- Zona e Kuvadhit. Njësia Administrative Vergo-fshatrat Tatzat, Kalasë (lugina e Lumit Kalasë përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo,Kopaçez, Varfaj,mali Sopot. citynews.al

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.